Arkiv-Lajme të përditësuara

Shqiptarët, rekordmenë për krime në Greqi

Postuar në 03 Qershor, 2013 09:55

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i huaj që jeton në Greqi, prej vitit 1992. Por prej viti 1998, shqiptarët janë gjithashtu të parët sa u takon numrit të krimeve që kryhen çdo vit në vendin fqinj nga emigrantët.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Agimit të Artë, Elijah Panayiotaros, Ministria e Rendit Publik ka publikuar tabelën e numrit të krimeve që janë kryer nga shtetasit e huaj në Greqi.

Rama:Berisha mashtroi për legalizimet. Flet për bllokmenët, por bëri vetë xhiro me varkën e bllokut

Postuar në 03 Qershor, 2013 09:53

Kryetari socialist Edi Rama është ndalur në Komunën e Kasharit ku ka zhvilluar një takim me banorët, të cilëve u  bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 23 Qershorit. “Gjithkush duhet të bëjë në këto zgjedhje detyrën e tij patriotike dhe të votojë, dhe mos të shkojë vetëm por edhe me një tjetër që nuk ka votuar herën e kaluar”,- tha Rama.

Kreu i opozitës i është rikthyer sërish sot çështjes së legalizimit të banesave dhe ka akuzuar Berishën se kujtohet t`i kthehet premtimit të legalizimeve sa herë ka fushatë, por asnjëherë nuk e ka mbyllur problemin e banorëve.

Berisha në Bushat të Shkodrës, premton… dëmshpërblimin nga përmbytjet

Postuar në 03 Qershor, 2013 09:52

Kryeministri Sali Berisha u premtoi sot në një miting elektoral banorëve të shumëpërmbytur të Shkodrës se do të realizojë dëmshpërblimin e plotë të tyre.

Edhe pse banorët janë përmbytur disa herë dhe kanë protestuar vazhdimisht për këtë çështje, duket se dëmshpërblimi i tyre po bëhet kartë elektorale. Berisha përsëriti në Bushat se kjo komunë do kthehet në Bashki, një premtim që e bën prej kohësh.

'Albpetrol', Prokuroria verifikon tenderin

Postuar në 03 Qershor, 2013 09:50

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për çështjen e privatizimit të "Albpetrol" pas kallëzimit të gati katër muajve më parë nga deputeti socialist Erjon Braçe, mbi dyshimet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, apo ankande publike. 

Lajmi konfirmohet nga burime të Njësisë Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar pranë kësaj Prokurorie, e cila ka dyshime të forta se garancia 10 për qind, e vendosur në tender nga konsorciumi "Vetro Energy", mund të ketë qenë fiktive. 

Intervista e Ngjelës në “Panorama”, Rama: Do jetë pjesë e administrimit të fitores

Postuar në 03 Qershor, 2013 04:25

TIRANË- “Avokat Ngjela do të jetë pjesë e administrimit të fitores”.

Kështu ka thënë kreu i socialistëve, Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët, duke iu përgjigjur interesit të saj, pas kerkeses se Ngjeles, ne nje interviste dhene per gazetën “Panorama”.

Sipas Ramës me Ngjelën kanë një marrëveshje shumë të thjeshtë.

ODIHR, vëzhguesve: Merrni me vete elektrik dore dhe bateri rezervë

Postuar në 03 Qershor, 2013 04:21

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

30  Përfaqësues - Kaq është numri i personave, të cilët kanë qenë pjesë e misionit afatgjatë të ODIHR-it në Shqipëri.

400 Vëzhgues - Është numri i pjesëmarrësve të misionit afatshkurtër për zgjedhjet shqiptare, të cilët rekrutohen nga ODIHR-i.

Braçe: Si ka mundësi që të gjithë të dehurit sulmojnë Berishën?

Postuar në 03 Qershor, 2013 04:20

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka komentuar sulmin që iu bë makinës së kryeministrit Sali Berisha kur ai ishte në Burrel.

Personi që kreu sulmin ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i dehur dhe se ai ka votuar dhe do të votojë për Partinë Demokratike.

Braçe pyet se si ka mundësi që të gjithë të dehurit sulmojnë Berishën.

“Zbardhet misteri. Pas 48 orësh në polici, flet burrelsi që sulmoi Berishën: Isha i dehur, do të votoj Berishën!

SHQIPËRIA DHE KOSOVA PËRPLASEN PËR EPOSIN E KRESHNIKËVE

Postuar në 03 Qershor, 2013 04:19

Eposi i Kreshnikëve është kthyer zyrtarisht në mollë sherri mes Ministrisë së Kulturës në Tiranë dhe asaj në Prishtinë. Kjo e fundit e ka bërë fakt të kryer që aplikimin do ta bëjë vetë, dje me një deklaratë zyrtare! Kështu, duket se përgatitja e dosjes për të aplikuar në UNESCO, në mënyrë që kjo pjesë e Trashëgimisë Shpirtërore të jetë pasuri botërore, i ka përplasur dy kryeqytetet shqiptare. Meqenëse nisma fillimisht ishte e Kosovës, pritej që edhe aplikimin ta bënte ajo.

Rama: KQZ dhe Kolegji s'përmbysin dot vullnetin e popullit

Postuar në 03 Qershor, 2013 04:18

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se në zgjedhjet e 23 qershorit vullneti i popullit do të vendosë fitoren e të majtës në një segment mes 77 dhe 80 mandateve dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, të dy këto institucione të Berishës, sipas Ramës, nuk do të mund të përmbysin dot rezultatin. 

Berisha, Ramës: Çlirohu nga komplekset. Vetura ime të duket blindë, kurse xhaketa, parzmore

Postuar në 02 Qershor, 2013 15:32

POGRDAEC- Partia Demokratike ka zhvilluar pasditen e se dieles mitingun elektoral ne Pogradec, ku jane prezantuar kandidatet per deputete per zgjedhjet e 23 qershorit.

Kreu i qeverise, Sali Berisha gjate fjales se tij para te pranishmeve ka theksuar se alterantiva e tyre eshte ajo e premtimeve qe mbahen. “Ne do krijojme 250 mije vende pune se ne kater vitet qe shkuan ia dolem te subvencionojme 45 mije fermere ne mbare vendin”- tha Berisha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara