Braçe: Si ka mundësi që të gjithë të dehurit sulmojnë Berishën?

Postuar në 03 Qershor, 2013 04:20

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka komentuar sulmin që iu bë makinës së kryeministrit Sali Berisha kur ai ishte në Burrel.

Personi që kreu sulmin ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i dehur dhe se ai ka votuar dhe do të votojë për Partinë Demokratike.

Braçe pyet se si ka mundësi që të gjithë të dehurit sulmojnë Berishën.

“Zbardhet misteri. Pas 48 orësh në polici, flet burrelsi që sulmoi Berishën: Isha i dehur, do të votoj Berishën!

Një pyetje kam: Ky është i katërti apo i pesti sulm ndaj Berishës; përse të gjithë të dehurit sulmojnë Berishën? Mos vallë kur sulmojnë janë esëll dhe kur kalojnë nga duart e policisë, dehen?”, shkruan Braçe në FB./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.