ODIHR, vëzhguesve: Merrni me vete elektrik dore dhe bateri rezervë

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
30 Përfaqësues - Kaq është numri i personave, të cilët kanë qenë pjesë e misionit afatgjatë të ODIHR-it në Shqipëri.
400 Vëzhgues - Është numri i pjesëmarrësve të misionit afatshkurtër për zgjedhjet shqiptare, të cilët rekrutohen nga ODIHR-i.
2 Drejtues - Ky grup vëzhguesish do të drejtohet nga amerikania Conny McCormack dhe parlamentari slloven, Roberto Batelli.
Procesi
Zgjatet qëndrimi në Shqipëri për monitoruesit afatshkurtër edhe 4 ditë pas përfundimit të votimit
Fatjona Mejdini
Misioni i ODIHR-it për zgjedhjet parlamentaretë 23 qershorit ka vendosur që t’ju zgjasë 400 vëzhguesve të misionit afatshkurtër kohën e qëndrimit në Shqipëri, duke parashikuar kështu dhe një shtesë të kohës që i duhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bërë të mundur nxjerrjen e rezultateve dhe shpalljen e fituesit. Kështu, në faqen zyrtare të ODIHR-it parashikohet që 400 vëzhguesit të mbërrijnë në Shqipëri në 19 qershor dhe ta mbyllin këtë mision në 27 qershor, pra katër ditë pas ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. Por përveç përgatitjes për kushtet e vështira të procesit paszgjedhor, drejtuesit e misionit të ODIHR-it u kanë bërë të qartë pjesëmarrësve në këtë mision se duhet të marrin masa shtesë për të përballuar infrastrukturën në Shqipëri. Në faqen e misionit, aplikuesit për të qenë pjesë e këtij misioni këshillohen që të sjellin me vete dhe elektrik dore me bateri rezervë, mbase për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe në momente kulmore siç mund të jetë procesi i numërimit të votave.
Zgjatja
Për herë për të parë gjatë zhvillimit të zgjedhjeve shqiptare, misioni afatshkurtër i vëzhguesve do të qëndrojë disa ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Në rastin konkret, ata do të qëndrojnë në Shqipëri dhe katër ditë të tjera, pas datës 23 dhe ky kusht përcaktohet qartë në formularin për rekrutimin e tyre. Axhenda e publikuar për këta 400 vëzhgues parashikon që ata të mbërrijnë në datë 19 qershor dhe përveç monitorimit të procesit në datën 23 qershor, të qëndrojnë ditët e tjera për të vëzhguar procesin e numërimit të tabulimit të rezultateve. Duket se misioni i ODIHR-it ka të qartë faktin se mungesa e një Komisioni Qendror të Zgjedhjeve funksional dhe situata e tensionuar mes palëve do të ndikojë në procesin e nxjerrjes së rezultateve, duke e shoqëruar atë me vonesa, kontestime dhe ankimime. Zgjatja e qëndrimit të tyre në Shqipëri lidhet me përqendrimin e procesit të vëzhgimit tek elementet e numërimit dhe tabulimit, të cilat kanë qenë faktorët kyçë për kontestimin e zgjedhjeve nga opozita në vitin 2009 dhe 2011. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e opozitës, por dhe qytetarëve për këtë proces, ODIHR-i ka vendosur t’i kushtojë vëmendje më të madhe procesit paszgjedhor dhe problematikës të mprehtë që ai ka treguar se nxjerrë në të shkuarën e afërt.
Masat
Është interesant fakti se misioni i ODIHR-it në kuadër të procesit të rekrutimit të 400 anëtarëve që do të përbëjnë misionin afatshkurtër jep disa këshilla për sa u përket mjeteve që ata duhet të kenë me vete gjatë qëndrimit në Shqipëri. Në rubrikën e sigurisë, në një paragraf jepen dhe mjetet, të cilat duhet të shoqërojnë këtë udhëtim në Shqipëri. Mes kërkesave për një veshje të përshtatshme në ato ditë, theksohet dhe nevoja e marrjes së elektrikëve të dorës me bateri rezervë. Kjo mbase për faktin se eksperiencat e mëparshme në Shqipëri kanë treguar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndodhin dhe në mesin e procesit të numërimit, gjë e cila ka nevojë për marrjen e masave të menjëhershme të emergjencës siç janë elektrikët e dorës. Shqipëria për shkak të problematikave infrastrukturore ende shikohet si një vend i cili ka nevojë për masa shtesë të kujdesit dhe sigurisë, veçanërisht në rastet kur misioni i ngarkuar është i një rëndësie të lartë.
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Datat
Mars - Në 14 mars, ODIHR ka nisur punën për formimin e stafit të tij në kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve shqiptare të konsideruara tepër të rëndësishme.
Maj - Në mesin e muajit maj, në Shqipëri mbërriti misioni afatgjatë i ODIHR, duke prezantuar dhe kreun e këtij misioni amerikan, Conny McCormack.
Qershori - Në këtë muaj do të nisë publikimi i raporteve të këtij misioni, duke përshkruar situatën parazgjedhore në vend në çështjet e legjislacionit dhe atmosferës.
Rëndësia - Raporti përfundimtar i ODIHR-it për zgjedhjet shqiptare, i cili publikohet pak javë pas mbajtjes së zgjedhjeve është dokumenti bazë për vlerësimin e tyre.
Kërkesa
“Kandidatët të jenë ekspertë në numërimin e votave”
ODIHR kërkon në mënyrë të qartë në faqen e tij zyrtare se të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e misionit afatshkurtër për zgjedhjet shqiptare të kenë eksperiencë në procesin e numërimit të votave dhe tabulimit të rezultateve zgjedhore. Përveç kërkesës që asnjë nga vendet anëtare të OSBE-së të mos përzgjedhë më shumë se 10 për qind të përfaqësuesve të të gjithë numrit të misionit nga i njëjti vend, vjen dhe kërkesa e nevojës së përfaqësuesve për të pasur eksperiencë jo vetëm në procesin e vëzhgimit të procesit të votimit. Elementët e numërimit të votave dhe të tabulimit të rezultateve konsiderohen si shumë të rëndësishme për procesin e zgjedhjeve shqiptare, duke qenë se kontestimi i rezultatit është bërë pikërisht bazuar mbi dyshimet për këtë proces. Në përgjithësi, gjatë dy proceseve të fundit elektorale në Shqipëri, dita e votimit ka shkuar e qetë dhe e gjithë problematika zgjedhore është përmbledhur te numërimi dhe tabulimi i rezultateve të marra.
SHQIP
Add new comment