Intervista e Ngjelës në “Panorama”, Rama: Do jetë pjesë e administrimit të fitores

Postuar në 03 Qershor, 2013 04:25

TIRANË- “Avokat Ngjela do të jetë pjesë e administrimit të fitores”.

Kështu ka thënë kreu i socialistëve, Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët, duke iu përgjigjur interesit të saj, pas kerkeses se Ngjeles, ne nje interviste dhene per gazetën “Panorama”.

Sipas Ramës me Ngjelën kanë një marrëveshje shumë të thjeshtë.

“Kemi një marrëveshje shumë të thjeshtë e të qartë me avokat Ngjelën, që për gjithë kontributet e tij në fushatën e tanishme dhe gjatë gjithë kohës në opozitë dhe gjithë ç’ka ai mund të vazhdojë të japë për këtë koalicion do të jetë pjesë e administrimit të fitores”- tha Rama.

“Panorama” botoi sot një intervistë të Ngjelës, i cili i kërkonte kreut të PS ta deklaronte para zgjedhjeve që ai do të jetë pjesë e kabinetit, ndryshe ka thënë se marrëveshja do të prishet.

 

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.