Arkiv-Lajme të përditësuara

Roshi Berishës: Ke humbur bastin me Kavajën

Postuar në 02 Qershor, 2013 15:30

Nëpërmjet një letre drejtuar medieve, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi  ndaj deklaratave të djeshme të kryeministrit Berisha, i cili tha se do të bëjë copash ata që do të prekin monumentin e dy gishtave në qendër të qytetit. Roshi në letrën e tij shkruan se Berisha e ka humbur bastin me Kavajën, dhe do të jenë qytetarët që do ta bëjë copash atë në me votë në 23 qershorit. 

Cërrik, qëllohet tre herë me thikë efektivi i policisë, nisin hetimet

Postuar në 02 Qershor, 2013 15:21

Një efektiv policie është plagosur mbrëmjen e sotme, vetëm pak minuta para mitingut elektoral të Partisë Demokratike në qytetin e Cërrikut.

Efektivi i policisë, Bashkim Malo, 40 vjeç është qëlluar tre herë me thikë, në rrethana ende të paqarta. Ai ka marrë një goditje në kokë dhe 2 të tjera në shpatull.

Efektivi i policisë është dërguar menjëherë për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhet në reanimacion.

Nga të dhënat e para raportohet se personi që ka sulmuar efektivin e policisë, Bashkim Malo, ka qenë në gjendje të dehur, por detajet janë ende të paqarta.

Luftar Paja: Berisha të vijë me mua, të marrim shkopin e të dalim në lulishte me nipat

Postuar në 02 Qershor, 2013 15:20

Aktori i humorit, Luftar Paja, ishte i pranishëm në një takim që organizoi kryetari i PS, Edi Rama, me banorët e Orikumit. Duke folur për Shqiptarja.com, ai shpjegon amanetin e nënës së tij për Edi Ramën.

1000 të dënuar pa karta identiteti

Postuar në 02 Qershor, 2013 15:19

44-vjecari Gjergj Pepkola, i arrestuar për akuzën e vjedhjes me dhunë ndodhet në paraburgimin 313 në pritje të dhënies së një vendimi nga drejtësia dhe votën e tij të 23 qershorit do ta japë pikërisht nga këto ambiente. 

‘Aleanca Popullore’ hap fushatën, prezanton kandidatët

Postuar në 02 Qershor, 2013 07:15

TIRANE- Aleanca Popullore ka prezantuar sot 140 kandidatet e saj per deputete ne zgjedhjet e 23 qershorit, duke shenuar keshtu edhe hapjen e fushates se saj elektorale.

Prezantimi eshte bere në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ne kryeqytet, drejtuar nga kreu i saj, Artur Dojaka.

“Aleanca Popullore” është pjesë e koalicionit “Aleanca për një Shqipëri Europiane”.

Kreu i saj ka deklaruar se synimi kryesor eshte mbrojtja dhe promovimi i çështjes kombëtare dhe në veçanti zgjidhja e çështjes çame.

 

 

PANORAMA

Delvinë, Rama: Rilindja i jep fund grabitjes së pronës private dhe publike

Postuar në 02 Qershor, 2013 07:13

Partia Socialiste hapi fushatës elektorale në qytetin e Delvinës. Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste, të kryesuar nga Koço Kokëdhima, morën fjalën njëri pas tjetrit.

Kreu i PS-së, Edi Rama, iu drejtua në fjalën  e tij, atyre votuesve të cilët janë ende të pavendosur për cilën forcë politike do të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. 

Ai tha se programi i Rilindjes është një program që qëndron në krah të qytetarëve. “Programi ynë bën që qeverinë të mos e keni më në qafë, por ta keni në krah. Çfarë do bëjmë ne?

Drejtorët, presion punonjësve për kartat e tyre të identitetit

Postuar në 02 Qershor, 2013 07:12

Dega e PD-së “fryn” statistikat e simpatizantëve me fotokopjet e dokumenteve të marra me shantazh

Ministrat shqiptarë bojkotojnë seancën qeveritare Maqedoni-Serbi

Postuar në 02 Qershor, 2013 07:11

Të hënën në Beograd do të mbahet seanca e përbashkët e kabineteve qeveritare të Serbisë dhe Maqedonisë, por ajo do të bojkotohet nga ministrat shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë.

Burime pranë partisë shqiptare BDI theksuan për INA se asnjë nga ministrat shqiptarë nuk do të marri pjesë në këtë seancë të përbashkët qeveritare në Beograd. Kjo është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri për evrointegrime i Maqedonisë, Fatmir Besimi, i cili ka theksuar se nuk do të jetë pjesë e kësaj seance.

Rama: Shëndetësi falas

Postuar në 02 Qershor, 2013 07:10

Duke kërkuar votën për të majtën në Sarandë, kreu i PS-së, Edi Rama, u shpreh se në 23 qershor duhet votuar për t’i dhënë fund epërsisë së krimit që po mbyt Shqipërinë. 

Votojnë 165 mijë të rinj, si ndahen në 12 qarqe

Postuar në 02 Qershor, 2013 04:33

Zbardhet numri i votuesve të rinj në çdo qark të vendit, që do të votojnë më 23 qershor. Panorama shkruan sot se në lista janë 40 mijë të rinj që votojnë për herë të parë në Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara