Arkiv-Lajme të përditësuara
Mirditë, Berisha: Qeverisja jonë, histori suksesi Rama përdori pushtetin për bllokimin e statusit
Kryeministri Sali Berisha i cilësoi vitet nën qeverisjen e tij si histori suksesi, ndërsa akuzoi Edi Ramën se i humbi mundësinë Shqipërisë për të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat.
Kryeministri, Sali Berisha ishte sot në Mirditë për të prezantuar kandidatët për deputetet në këtë rreth ku akuzoi kreun e PS-së, se përdori pushtetin e zgjedhësve për të votuar kundër statusit. Kur u mbyll mundësia për të marrë që këtë vit statusin e vendit kandidat, theksoi Berisha, Rama votoi tre ligjet.
Greqi, kapet shqiptari, “rrëmbyes” i 13-vjeçares
Policia greke ka gjetur 13-vjeçaren e zhdukur prej datës 26 maj, Krisini Krasa.
Pas kësaj policia ka rënë në gjurmët e rrëmbyesit shqiptar, Marjon Ajazi. Pas publikimit të lajmit se policia ishte vënë në ndjekje të tyre, Ajazi dhe vajza janë ndarë në drejtime të ndryshme.
23-vjeçari dhe 13-vjeçarja greke kishin kaluar disa netë bashkë në një shtëpi të braktisur në pyllin e Kavalës. Vendndodhja e vajzës greke u zbulua me anë të telefonit të saj dhe policia e kapi atë duke ecur vetëm në rrugë më 30 maj.
Gjeneralët e shkarkuar nga Nishani: Dekretet e presidentit, të jashtëligjshme. MM: U zbatua kuadri ligjor
Tre gjeneralët e shkarkuar pa ditë më parë nga presidenti Bujar Nishani e quajnë të paligjshëm dekretin për shkarkimin e tyre.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kanë kërkuar nga kreu i shtetit të citojë nenin ku është mbështetur për shkarkimin e tyre nga detyra, duke deklaruar se dekreti mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim është i paligjshëm.
INTERVISTA/ Withers- shqiptarëve: S’keni pse dëgjoni çfarë thotë Uashingtoni, por votoni ndryshimin
Ish- ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers shpreh shqetësim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe thekson se ato janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Ambasadori thotë se ajo që ndodhi në KQZ ishte një grusht shteti administrativ. Sa i përket Berishës, ai thotë se ai është i lodhur, i plaku dhe ka mbetur në të kaluarën. Sipas Withers, kjo qeveri ka shkatërruar demokracinë.
Swoboda: 3 ligjet nuk mjaftojnë
Pas miratimit të tre ligjeve, tashmë zgjedhjet janë në krye të kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për vazhdimin e hapave të tjerë integrues.
Kryetari i grupit social-demokrat në Parlamentin Europian, Hanes Swoboda, ndërsa deklaron rëndësinë e zgjedhjeve si kusht për integrimin, thotë se nuk është një sinjal i mirë që KQZ është e paplotësuar.
Ai bën apel që edhe anëtarët që janë aktualisht në veprim të mos sillen si partiakë, por të garantojnë menaxhim të drejtë të proçesit zgjedhor.
Meta: Situata ekonomike, kambanë alarmi
TIRANE- Pergjegjshmeri te partive politike e ka quajtur kreu i LSI-së, Ilir Meta konsensusin e djeshem per miratimin e paketes se statusit ne Kuvend.
Gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Universitetin Evropian të Tiranës, Meta vleresoi dy ngjarjet pozitive që ndodhën dje, miratimin e 3 ligjeve, në kulmin e fushatës elektorale dhe suksesin e Elhaida Danit, kengetares që arriti një sukses të madh në një vend të madh Evropian.
Burrel, incident me makinën e Berishës, truprojat dhunojnë një 52-vjeçar
BUREEL - Gjatë një takimi elektoral të Kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Burrelit është shënuar një incident.
Incidenti ka ndodhur në momentin e largimit të eskortës së kreut të mazhorancës. Mësohet se një person ka qëlluar me lule në drejtim të makinës së Berishës. Garda e Republikës ka konfirmuar incidentin dhe bëhet me dije se një 52-vjeçar është rrahur.
Matura Shtetërore, teza e letërsisë del në media para përfundimit të provimit
Një skandal ka përfshirë Shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet sot në ditën e provimit të letërsisë. Televizioni News 24 ka arritur të ketë tezën e plotë që ka rënë sot në provim. Teza është siguruar nga gazetari në një nga telefonat e studentëve që prisnin jashtë shkollës. Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë nisi në orën 10:00. Maturantët janë paraqitur 1 orë e 30 minuta përpara dhe kanë qenë të paisur me kartën e identiteti. Ndërkohë në orën 11:15 gazetari ka mundur që të sigurojë tezën që po punonin maturantët brenda në sallë.
Rama: Zgjidhje përfundimtare procesit të legalizimeve. Të rinjtë, universitet ose zanat
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me banorët e Fushës së Aviacionit në kryeqytet, të cilëve u premtoi se me ardhjen në pushet të PS do të zgjidhet përfundimisht çështja e legalizimeve si një çështje që lidhet jo vetëm me individin, por edhe me ekonominë kombëtare.
Pas Peshkopisë, Berisha premton universitet tjetër në Kamëz (plot me ide kjo fushatë)
Në vitin 2005, kryeministri Sali Berisha shkonte nëpër takime duke premtuar universitete ngado. Kështu ndodhi në vitin 2009. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe edhe këtë vit.
Pasi shkoi në Dibër, ky ka një filial universiteti, Berisha premtoi se Peshkopia do ketë një universitet që do jetë tërësisht i këtij qyteti.
Ndërsa mbrëmë, duke folur në Kamëz, ku ndodhet një universitet, që mund të ishte i rëndësishëm për vendin, Berisha premtoi edhe një universitet tjetër. Nga ato që japin diploma juridiku.
Premtimi i tij entuziazmoi të pranishmit në miting.