Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama në Koplik:Berisha mbush sheshet me njerëz të administratës të marrë rob

Postuar në 30 Maj, 2013 16:11

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal në qytetin e Koplikut, kryeqendrës së Malësisë së Madhe, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Rama ftoi qytetarët e këtij rrethi të votojnë përtej ngjyrave partiake. Ai tha se vota për PS nuk është votë për një flamur kundër flamurit tjetër, por votë për dy mënyra të ndryshme jetese.

Mediat qeveritare: Rama e bleu foton me Obaman 80 mijë dollarë!

Postuar në 30 Maj, 2013 16:10

Një prej gazetave qeveritare, MAPO, në numrin e sotëm shkruan se kreu i opozitës, Edi Rama, e ka blerë foton e bërë publike pak ditë më parë me presidentin amerikan, Barack Obama, 80 mijë dollarë.

Dhe, për këtë, Mapo i referohet shkrimi të një blogu, www.dailycaller.com, që për MAPO-n në fakt, qenka një nga gazetat më të njohura në botë.

Berisha: Votoni zhvillimin

Postuar në 30 Maj, 2013 16:09

Partia Demokratike prezantoi kandidatët e saj për deputetë në rrethin e Krujës, pjesë e Qarkut të Durrësit, nga ku kryeministri Sali Berisha kërkoi votën për një tjetër mandat për të vazhduar, sic tha ai, shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar. 

Tahiri: Ndjekje penale kush detyron administratën për fushatë. Berisha: Janë të lirë

Postuar në 30 Maj, 2013 08:09

TIRANË- Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri ka akuzuar PD-në dhe qeverinë për presion të madh mbi punonjësit e  administratës për t’i përfshirë në fushatë nën thundrën e partisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Tahiri ka theksuar se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që bëjnë presion në emër të partisë ndaj punonjësve të thjeshtë. “Ndjekje penale atyre që kërcënojnë punonjësit e thjeshtë, o sillni vota, o do pushoheni nga puna. Ashtu si të gjithë ata që janë hequr për këtë arsyeja nga puna, do të rikthehen. Njësoj do të veprojmë edhe me gjobat ndaj biznesit, do të falen”- tha Tahiri.

Votimi i 3 ligjeve, Wollfarth e Sequi e përshëndesin: Presim KQZ-në dhe zgjedhjet

Postuar në 30 Maj, 2013 08:08

Menjëherë pas votimit të tre ligjeve në Kuvend, reagoi edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth. Ai u shpreh mjaft i kënaqur me miratimin e tre ligjeve, duke e cilësuar ditën e sotme si një ditë historike për Shqipërinë.

“Sot është një ditë historikë për Shqipërinë, Votimi i tre ligjeve hap rrugën për reforma të mëtejshme. Ky ishte një hap mjaft konstruktiv. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë të lumtur sot”, tha Wollfarth para gazetarëve.

Meta: Nevojë urgjente për model të ri ekonomik

Postuar në 30 Maj, 2013 08:07

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta,  deklaroi sot se Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomikgjatë  një bashkëbisedimi me biznesmenë e sipërmarrës në qytetine  Shkodrës. Sipas Metës ekonomia është në mjegull.“Kjo shprehet sidomos në rënien e dërgesave të emigrantëve tanë, të cilat kanë pësuar një rënie drastike. Dhe kjo pastaj shprehet edhe në shumë tregues të tjerë, në rritjen e borxhit, në rritjen e deficitit tregtar e kështu me radhë.

Arvizu- Berishës: Nuk kam axhendë personale, unë përfaqësoj SHBA-të

Postuar në 30 Maj, 2013 08:05

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha, i cili në mënyrë indirekte e ka akuzuar atë se ka një axhendë personale ne Shqipëri. Arvizu ka thënë se nuk ka asnjë axhendë personale, pasi në Shqipëri përfaqëson qeverinë e SHBA-së.

Berisha përuron 'e-doganën'

Postuar në 30 Maj, 2013 08:02

Kryeministri Sali Berisha inauguroi në "e-doganën", sistemin e ri doganor online. 

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë theksoi se dogana online është një projekt i shkëlqyer që do të përmirësohet edhe më tej, ndërsa vuri theksin se ecuria në dogana, gjë që është pasqyruar me një qëndrim të ri të publikut dhe biznesit.

"Janë përmirësuar referencat për doganat. E domosdoshme është që krerët e doganave duhet të bisedojmë me Shoqatën e Transportuesve", tha Berisha.

 

 

Top Channel

Rama, në Shkodër: Shqiptarët s’mund të mbajnë më një pushtet që flet për ta e punon për vete

Postuar në 30 Maj, 2013 03:09

Kreu i PS-se, Edi Rama ne vijim te turit te tij ne rrethe eshte ndalur sot ne qarkun e Shkodres.

Rama ka falenderur te pranishmit per mesazhin e qarte qe po i japin ‘Jozefines, Saliut se ne keto territore qe deri dje kane qene besnikerisht me PD pushteti do te marre voten e ndeshkimit per nje rrenim qe nuk mund te vazhdojne me. Shqiptaret nuk munde te mbajne ne kurriz nje pushtet qe flet gjithe diten per ta dhe punon gjithe diten per veten., premton dhe zhgenjen, premton dhe harron” .

348 mijë votues pa adresë, pa qendër votimi

Postuar në 30 Maj, 2013 03:08

- Kur na ndajnë 24 ditë nga data e votimit, janë rreth 328 mijë zgjedhës të cilët nuk kanë një adresë të saktë zgjedhore. Kjo sjell mungesë informacioni se në cilën qendër do të votojnë këta persona. Edhe pse emri i tyre figuron në listat e zgjedhësve, mungesa e informacionit se në cilën qendër do të votojnë, rrezikon që të lërë pa votuar mijëra votues.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara