Arkiv-Lajme të përditësuara

SHBA: Mos prekni zgjedhjet

Postuar në 29 Maj, 2013 15:41

“Nëse përfundimi i zgjedhjeve të 23 qershorit do të shoqërohet me dhunë, ateherë Shqipëria futet në një kurs përplasje me Shtetet e Bashkuara”. Ky është paralajmërimi i Jonathan Moore në përfundim të vizitës dyditore në Tiranë. 

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, konkluzionet e qëndrimit në Shqipëri i ka ndarë me një grup analistësh të medias. 

Hoqi flamujt e PD-së, zyrtari i MB-së dhunon dhe kërcënon me armë kreun e bashkisë

Postuar në 29 Maj, 2013 08:33

Kryetari i Bashkisë së Gramshit. Dritan Bici ka denoncuar sot kërcënimin dhe dhunë që i është ushtruar nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Bici ka deklaruar se Shkëlqim Berisha, drejtor ekonomik në Ministrinë e Mbrojtjes e ka qëlluar fillimisht me grushte dhe më pas ka nxjerr armën për ta kërcënuar me jetë.

“Jam kërcënuar nga një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes. Më ka goditur me grusht fillimisht dhe më pas më ka kërcënuar me armë”, tha Bici.

“Sfidat e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon” ,Brisha: Ndaluam skafet, industri e krimit të organizuar

Postuar në 29 Maj, 2013 08:30

Shqipëria mbetet e angazhuar për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujërat e saj territorial deklaroi sot Kryeministri  Sali Berisha në konferencën “Sfidat e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon”.  “Ky është kushti më themelor për të garantuar sigurinë e tyre. Por kjo kërkon një përpjekje shumë të madhe dhe unë ju garantoj se Shqipëria përpiqet në mënyrë serioze për një luftë me tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në ujerat e saj territoriale.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili braktis PD për LSI: Nuk mbajti asnjë premtim

Postuar në 29 Maj, 2013 08:29

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili, i zgjedhur në këtë detyrë si kandidat i Partisë Demokratike, ka vendosur të largohet nga kjo forcë politike për t’u bashkuar me LSI-në.

Vendimin e tij Halili e ka bërë të ditur përmes një komunikate për shtyp, duke e argumentuar këtë veprim me faktin se PD nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë në Kukës.

“Plani rregullues i bashkisë nuk është miratuar ende”, ka thënë Halili, duke pohuar se nuk ka pasur mbështetje nga qeveria e Berishës.

Meta: Nuk ekziston asnjë garë për kryeministrin, betejën ne e kemi me Berishën

Postuar në 29 Maj, 2013 08:28

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka thënë se për të nuk është ndonjë problem madhor karrigia e kryeministrit.

Duke folur për gazetarin Ilir Babaramo, Meta ka thënë se nuk ekziston asnjë garë për kryeministrin mes PS-së dhe LSI-së, pasi ata betejën e kanë kundër Berishës.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Postuar në 29 Maj, 2013 08:26

Ndonëse kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka thirrur tashmë zyrtarisht Kuvendin në sesion të jashtëzakonshëm, diten e enjte në orën 10.00, vetëm pak orë përpara është e paqartë nëse ajo do të zhvillohet dhe nëse po, si? 

Top Channel ka kontaktuar zyrtarisht Kuvendin dhe zyra e kryetares se ketij institucioni pohon se thirrja e Parlamentit mbetet ne fuqi me me ate rend dite qe sesioni i jashtezakonshem eshte kerkuar nga Kryeministri Berisha. 

Listat të mbushura me dublikime dhe të vdekur

Postuar në 29 Maj, 2013 05:36

Shqiptarët do të shkojnë drejt zgjedhjeve me një mungesë qartësie sa i përket besimit tek regjistri i zgjedhësve. PD dhe PS vijojnë që të japin shifra të ndryshme. Sipas audituesit të djathtë, i emëruar nga KQZ pranë Ministrisë së Brendshme, në regjistër figurojnë vetëm 1130 të dhëna si të dyshuara për dublime në listën përfundimtare, por për audituesin e opozitës janë plot 27 mijë të tillë.

Topalli emigrantëve: Ejani në Shqipëri dhe votoni për vendin tuaj

Postuar në 29 Maj, 2013 05:36

Kryetarja e Kuvendit,  Jozëfina Topalli u bëri thirrje emigrantëve që të gjejnë mundësinë dhe të vinë të japin votën e tyre në Shqipëri. Ajo zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë. Topalli u kërkoi ndihmë emigrantëve për  integrimin e Shqipërisë. “Në Parlament duhet vetëm tre sekonda për të kaluar tre ligje të cilat do ti kishin dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Pa marrjen e statusit ne nuk mund të ecim përpara për të arritur atë që është më e rëndësishme për emigrantin për njohjen e viteve të punës dhe marrjen e pensionit.

Peza i përgjigjet Berishës: Harrove të thoshe se pas kandidimit tim në PS e pushove nga puna

Postuar në 29 Maj, 2013 05:34

Kryeministri e kishte akuzuar Pezën se shante regjimin  tij në një kohë që bashkëshorten e kishte te punësuar në të

Kandidati socialist për deputet në Peqin, Alfred Peza, ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Berisha ndaj tij dhe bashkëshortes së vet gjatë mitingut elektoral të PD në Peqin. Peza shprehet se Berisha ka një mendësi tribal, i cili qeverinë, shtetin dhe institucionet e këtij vendi, i konsideron pronën e tij private, pasi bashkëshortja e tij u pushua menjëherë sapo u bë zyrtar kandidimi i tij për PS-në.

Koçijançiç: BE pret nga Shqipëria zgjedhje me standarde, politika duhet të bashkëpunojë

Postuar në 29 Maj, 2013 05:33

Në një deklaratë në Bruksel, Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, tha se presin që liderët politikë në Shqipëri të punojnë së bashku për të treguar se kanë kaluar problematikën e së shkuarës.

“Opozita dhe mazhoranca të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar dhe ka shumë shembuj që mund të merren,” ka deklaruar Koçijançiç, e cila ka bërë thirrje gjithashtu për të shmangur retorikat nacionaliste duke kujtuar se Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara