Kreu i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili braktis PD për LSI: Nuk mbajti asnjë premtim

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili, i zgjedhur në këtë detyrë si kandidat i Partisë Demokratike, ka vendosur të largohet nga kjo forcë politike për t’u bashkuar me LSI-në.
Vendimin e tij Halili e ka bërë të ditur përmes një komunikate për shtyp, duke e argumentuar këtë veprim me faktin se PD nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë në Kukës.
“Plani rregullues i bashkisë nuk është miratuar ende”, ka thënë Halili, duke pohuar se nuk ka pasur mbështetje nga qeveria e Berishës.
“Prej 6 vitesh kam bërë shkresë për një shkollë të re në qytet dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje”, thuhet në deklaratën e tij.
Halili ka akuzuar ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, se ka penguar qëllimisht investimet në Kukës.
“Ka pasur iniciativa të Olldashit për mosrealizim të projekteve në Kukës”, tha kryebashkiaku i Kukësit.
SHQIP
Add new comment