Meta: Nuk ekziston asnjë garë për kryeministrin, betejën ne e kemi me Berishën

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka thënë se për të nuk është ndonjë problem madhor karrigia e kryeministrit.
Duke folur për gazetarin Ilir Babaramo, Meta ka thënë se nuk ekziston asnjë garë për kryeministrin mes PS-së dhe LSI-së, pasi ata betejën e kanë kundër Berishës.
“Mendoj se kjo është një pyetje pa vend sepse duke u pozicionuar për koalicionin parazgjedhor jemi të pozicionuar edhe për koalicionin paszgjedhor dhe njëkohësisht nuk ka qenë dhe nuk mbetet një problem kaq serioz për mua çështja e realizimit të marrjes së një funksioni të tillë, për më tepër mos harroni që unë këtë detyrë e kam pasur shumë kohë më pare”, ka thënë Meta, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të bashkohej me Berishën pas zgjedhjeve, nëse ai i ofron postin e kryeministrit.
Ndërsa për pyetjen nëse ekziston një garë mes PS-së dhe LSI-së për kryeministrin, Meta ka thënë se deklaratat e fundit nga të dyja krahët bëhen vetëm për motivimin e simpatizantëve
“Nuk ekziston një garë e tillë. Secili ka dëshirën e tij dhe kjo është motivuese për anëtarët, për simpatizantët. Gara e vërtetë është me mazhorancën e z. Berisha dhe kjo garë do të fitohet bindshëm”.
Ndërsa duke folur për KQZ-në, Meta ka thënë se, në rast se Berisha nuk tërhiqet, nuk ka pse opozita të bëhet pjesë e lojës së tij./b.l
TEMA
Add new comment