Arkiv-Lajme të përditësuara

Emigrantët të mos lënë votën pa zot

Postuar në 27 Maj, 2013 02:58

Me Artjan Qiricin u takuam një të premte herët në mëngjes, kur vizitoi për herë të parë zyrën tonë në sheshin “Kanigos” në Athinë. Sapo filloi biseda, përqendrohet dhe shpalos një politikan të aftë, orator, të informuar në detaje për çdo çështje, me propozime të vlefshme e zgjidhje reale. Njeriu dhe politikani Artjan është mjaft racional me kohën, me idetë, me perspektivën, në radhë të parë të vetes së tij, e të Shqipërisë socialiste për të cilën lufton. 

Cili është programi i Rilindjes për emigracionin, për të cilën po dëgjojmë kaq shumë? 

Opozita, Bele: Vizita e Moore, shpresë për zgjidhje në KQZ

Postuar në 27 Maj, 2013 02:56

Deputeti i pavarur, Malaj: Veç tri ligjeve të votohen dhe anëtarët e Komisionit Qendror  

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Moore

Në Tiranë, të hënën, mbërrin zyrtari i Lartë i DASH, i cili do të synojë të gjejë një kompromis politik për KQZ-në

Mandatet, 4 zonat e nxehta

Postuar në 27 Maj, 2013 02:55

Katër qarqe pritet te sjellin garën me te nxehte ne zgjedhjet e 23 qershorit, për shkak se dy koalicionet aty mund te bëjnë diferencën me një mandate me shume sesa kane marre ne zgjedhjet e kaluara, raporton Vizion Plus.

 

FIERI                   Ruhet mandati i 6 i PD apo 10 për PS?

ANDUEL XHINDI,    PS      -        MYSLIM MURRIZI,   PD

 

DEMAÇI: EULEX'I PO E TURPËRON DEMOKRACINË

Postuar në 27 Maj, 2013 02:54

Simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, i ka quajtur të gabueshme arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së nga EULEX-i.

Në një intervistë për ‘Epoka e Re’, ai i ka vlerësuar të padrejta akuzat ndaj shqiptarëve për krime lufte, duke thënë se shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë kundër pushtuesit dhe se nuk duhet të barazohet viktima me kriminelin.

Malaj kundër Berishës: Jo seancë vetëm për 3 ligjet, edhe për KQZ-në

Postuar në 26 Maj, 2013 15:14

Deputeti i Pavaruar, Arben Malaj apeloi sot për miratimin njëkohësisht, plotësimi i KQZ-së dhe ligjet për integrimin evropian të vendit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Malaj thekson se çdo kërkesë e nxituar e Kryeministrit për një seancë parlamentare thjesht për tre ligjet, fsheh qëllimin e vërtetë të këtij akti.

“Asnjë nismë e Kryeministrit, pa rikonfigurimin e KQZ-së dhe plotësimin e standarteve të zgjedhjeve nuk e amniston atë nga dështimi në rrugën e integrimeve evropiane.

Braçe: Ja si jam rrahur nga Berisha!

Postuar në 26 Maj, 2013 15:12

Deputeti socialist, Erjon Braçe tregon një eksperiencë të hidhur që e ka pasur dikur me kryeministrin e vendit, Sali Berisha, siç thotë ai. Ngjarja për të cilën shkruan Breaçe ka ndodhur në vitin 1996 në Berat.  

“26 Maj 1996! Kështu hyra në parlament! Si plot socialistë të tjerë në Beratin tim: I masakruar! Sali Berisha kreu një KRIM: Vodhi zgjedhjet! Rrahu komisionerë, votues e deputetë!”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook, e shoqëruar me foton.

Birësimet, tarifat sipas kombësive, 20 mijë lekë – 1 mijë dollarë

Postuar në 26 Maj, 2013 15:11

Gjykata e Tiranës, 58 kërkesa në vitet 2010-2013. Kryesojnë listën kanadezët

Shpresa Mezini

PS: Jemi gati të votojmë tre ligjet, por Berisha të mos i ngatërrojë me amnistinë

Postuar në 26 Maj, 2013 15:09

Partia Socialiste ka rikonfirmuar faktin se është gati që të votojë tre ligjet e cilësuara sit ë integrimit, me kushtin që ato të hyjnë në fuqi në shtator. Por, deputetja socialiste Vasilika hysi, ka kërkuar nga kryeministri që në votimin e tyre, Berisha të mos përfshijë edhe ligjin për amnistinë. Sipas saj, ato nuk kanë lidhje me tre ligjet, ndaj Berisha nuk duhet të ngatërrohet.

Vlorë, dhunon për vdekje gruan

Postuar në 26 Maj, 2013 15:08

Një krim i rëndë brenda familjes i regjistruar katër ditë më parë në fshatin Alikokë të Vlorës i ka marrë jetën 45-vjeçares, Lumturie Selimaj. 

Gruaja është sulmuar barbarisht me sende të forta nga bashkëshorti i saj. Ajo u shoqërua për në spitalin e qytetit me plagë të rënda të marra në kokë. Për katër ditë 45-vjeçarja qendroi në koma të thellë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë të shtunën. 

Berisha: Brenda 3 javësh hapim Tiranë- Elbasan

Postuar në 26 Maj, 2013 12:37

GRAMSH- Brenda dy ose tre javëve të ardhshme pritet të hapet edhe një prej projekteve më të rëndësishme të viteve të fundit në infrastrukturë, autostrada Tiranë- Elbasan. Kryeministri, Sali Berisha ishte sot në Gramsh për të përuruar rikonstruksionin e rrugës Drizë-Porocan, ndërsa paralajmëroi edhe hapjen e autostradës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara