Braçe: Ja si jam rrahur nga Berisha!

Postuar në 26 Maj, 2013 15:12

Deputeti socialist, Erjon Braçe tregon një eksperiencë të hidhur që e ka pasur dikur me kryeministrin e vendit, Sali Berisha, siç thotë ai. Ngjarja për të cilën shkruan Breaçe ka ndodhur në vitin 1996 në Berat.  

“26 Maj 1996! Kështu hyra në parlament! Si plot socialistë të tjerë në Beratin tim: I masakruar! Sali Berisha kreu një KRIM: Vodhi zgjedhjet! Rrahu komisionerë, votues e deputetë!”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook, e shoqëruar me foton.

"Kjo nuk duhet dhe nuk mund të ndodh më", shkruan Braçe në Facebook. “Nuk ka ndryshuar asgjë në qëllimet e tij! Është po ai! Janë po ata! Tani kanë edhe paratë! Përballë kam njërin prej tyre. Po bej vetëm një paralajmërim: Unë nuk i prek votën kujt! as për ta vjedhur, as për ta blere! Poooor, kush do preke votën e atyre qe duan të besojnë tek unë, tek PS-ja, me 23 Qershor, do marre një përgjigje ekzemplare, pavarësisht pushtetit dhe parave qe ka!!”. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.