Arkiv-Lajme të përditësuara
Fule: Procesi i zgjerimit të BE do të vazhdojë
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule ka theksuar se procesi i zgjerimit ka ruajtur vrullin dhe se do të vazhdojë edhe pas pranimit të Kroacisë në BE, më 1 korrik.
Ne hapje te konferencës për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, e cila ka nisur në kryeqytetin irlandez, Fule ka kerkuar nga vendet e rajonit të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe në kapërcimin e krizës ekonomike.
“Por ato nuk duhet të neglizhojnë as procesin e pajtimit dhe të vendosjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore”- ka thene ai.
Rama: Sali! Mos merr në qafë drejtorët e shkollave
Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra kundrejt tij nga kryeministri Sali Berisha nga Peshkopia.
Ky i fundit e akuzoi kreun e selisë rozë se ka ofenduar mësuesit e kërcënuar një drejtoreshë shkolle.
Në një mesazh në Twitter, Rama i ka kërkuar kryeministrit të mos marrë në qafë drejtorët e shkollave.
“Sali! Mos merr në qafë drejtorët e shkollave duke u kërkuar të rreshtojnë pas teje mësuesit e nxënësit. Është e paligjshme. Do ndëshkohesh”, shkruan ai.
Topi: Zgjedhjet mund të manipulohen, zgjidhni çështjen e KQZ-së
Kreu i FRD-së, Bamir Topi u takua sot me grupin e përfaqësuesve të OSBE-ODIHR, i cili kryesohet nga ekspertja Conny McCormak. Pas takimit, Topi tha për mediat se ngërçi i KQZ-së është një shenjë e keqe për mbarvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa theksoi se qytetarët do të votojnë për një fitore të FRD-së. Ndër të tjera Topi foli edhe për seancën parlamentare të së hënës, ku është thënë se do të miratohen tre ligjet. “Ndërkohë që nuk e shfrytëzojnë këtë seancë plenare edhe për zgjidhjen e çështjes së KQZ-së”- tha Topi.
MAPO
Berisha: Brenda dy viteve, Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut
Duke prezantuar kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Kryeministri Sali Berisha premtoi se brenda dy viteve të ardhshme do të ndërtohet rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut.
Në mitingun e organizuar në qendër të Peshkopisë, Berisha premtoi asfaltim të gjithë rrugëve të këtij qarku, ndërsa sqaroi banorët se projekti i rrugës së Arbrit u shty në kohë për shkak të problemeve gjeologjike që pati në vendin ku duhet të ishte tuneli i Murrizit.
Ndërkohë nuk munguan edhe akuzat e Berishës ndaj Edi Ramës, i cili sipas Berishës, shkoi në qarkun e Dibrës si përçarës.
Lefteri Lleshi: Për vendimet që duan pesë vota, do përdorim vendimet që ka marrë më parë Ristani
Ashtu siç pritej, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se e ka një zgjidhje sa u përket vendimeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Kryetarja e këtij komisioni, Lefteri Lleshi, ka mbështetur një propozim të përfaqësuesit të PD, Njazi Kosovrasti, që në rastet kur nuk janë pesë votat e nevojshme, të përdoren vendimet e miratuara nga KQZ-ja e drejtuar nga Arben Ristani.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genc Gjonçaj, ka kundërshtuar, duke thënë se sipas Kodit Zgjedhor duhet të miratohen akte të reja me shumicë të cilësuar.
Arvizu: Të hënën dhe KQZ-në
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu sheh si mundësi të zgjidhjes së krizës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seancen parlamentare të së hënës, paralajmëruar nga Kryeministri Sali Berisha për miratimin e tre ligjeve.
Por diplomati amerikan deklaroi se kjo seance do të ishte mundesi për atë që specifikon si zgjidhje, konstituimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deklaratë që ai e bëri në diten e parë zyrtare të fushatës elektorale.
Mungojnë avokatët, shtyhet gjyqi ndaj Dajtit
TIRANE- Nuk zhvillon edhe sot seanca gjyqesore ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009, ne Durres.
Ne seance nuk jane paraqitur dy avokatët e caktuar nga gjykata, te cilet mesohet se kane deklaruar se kane procese te tjera. Ne mungese te tyre Dritan dajti eshte larguar nga salla e gjyqit.
Ma vunë flakën se jam kryetar i PS-së
Kryetari i PS-së në Prezë, Lavdim Kajmaku, e cilëson të qëllimshme dhe politike vënien e zjarrit në banesë dhe në biznesin e tij. Në një intervistë për “Shekullin”, Kajmaku shpjegon ngjarjen e ndodhur në orët e para të ditës së djeshme. Ai shprehet se familja e tij nuk ka pasur konflikte me njeri. Kajmaku hedh poshtë versionin e rënies së zjarrit nga pakujdesia, sepse në vendin e ngjarjes është konstatuar se është përdorur benzinë. Sipas tij, sulmi lidhet me funksionin që ai mban si kryetar i PS-së në këtë komunë.
Komisioni i Venecias: Situata në KQZ delikate, mund të ndryshohen rregullat
TIRANË Për Komisionin e Venecias, situata e krijuar në KQZ është shumë delikate. Konrad Olshevski, eksperti i Komisionit të Venecias që po asiston KQZ-në për zgjedhjet, thotë se e paplotë siç është, KQZ-ja s’do jetë në gjendje të japë direktivat e duhura për 23 qershorin. “Situata është delikate, sepse Komisioni po punon me 4 nga 7 anëtarët. Kjo sigurisht përbën një sfidë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve. Së pari, sepse vendimet nuk diskutohen mjaftueshëm siç kërkon Kodi. Po ka dhe probleme teknike, sepse duhen miratuar aktet normative që kërkojnë 5 anëtarë të KQZ-së.
Hapet një shteg për kompromis. Berisha: Të hënën mblidhet Kuvendi
Bisedimet
Parlamenti do të mbetet i hapur edhe pse u mbyll zyrtarisht sot
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Zhvillimet