Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkarkohen punonjësit që nuk pranuan të marrin teserat e PD-së

Postuar në 23 Maj, 2013 09:15

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Mësuesit - Opozita ka denoncuar se qeveria po detyron mësuesit të marrin pjesë në mitingje dhe të deklarojnë votën

Drejtoritë - Disa prej drejtorive lokale në varësi të dikastereve kanë pasur raste të denoncimit të presioneve politike

Batërdia e Sahit Dollapit/ Nepotizëm, korrupsion dhe miliarda lekë të devijuara për fushatën e PD-së

Postuar në 23 Maj, 2013 09:14

Gazeta “DITA” e numrit të sotëm hapet në faqen e parë të saj me atë që ajo e cilëson “Skandalet në “Dollapin” e Sahitit”.

DITA sjell në vëmendje të lexuesit nivelin e lartë të nepotizmit që është rritur në kompaninë CEZ qysh pas largimit të çekëve dhe ardhjes në krye të saj të Sahit Dollapit.

Në raport shkruhet se miliard lekë të faturave energjetike po devijohen në funksion të fushatës së Partisë Demokratike.

Berisha: Të hënën votojmë 3 ligjet

Postuar në 23 Maj, 2013 09:12

Kryeministri Sali Berisha kërkoi nga Kukësi mbledhjen e Kuvendit ditën e hënë në mënyrë që të votohen të tre ligjet e integrimit. 

Deklarata e Berishës erdhi pas apelit të përsëritur të liderit të LSI-së Ilir Meta për votimin e një pakete kompromisi për të tre ligjet.

"Ditën e hënë do mblidhet Parlamenti shqiptar për të votuar ligjet. Por aty ne shkojmë ballëhapur sepse bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse ne çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve", tha Berisha.

Në parim jemi me rotacionin, por edhe për zgjedhje të lira

Postuar në 23 Maj, 2013 04:00

-KQZ nuk mund të funksionojë me katër anëtarë...Qëndrimi im për KQZ-në, aspak i nxituar... Nuk keni luksin të zgjidhni ambasadorin e SHBA-ve Ambasadori amerikan i tha mbrëmë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në TV Klan, se SHBA nuk ka favorit asnjë nga partitë. Me një gjuhë të ekuilibruar diplomatike, Arvizu ka bërë të ditura qëndrimet e SHBA për zhvillimet e fundit në Shqipëri, sidomos për ngërçin e KQZ-së

Si është fushata elektorale? Më e qetë apo më e ashpër se sa e prisnit?

Arratiset i burgosuri i tretë gjatë lejes, i mbetet 20 mijë lekë borxh drejorit

Postuar në 23 Maj, 2013 03:59

Tiranë Një i dënuar me 12 vjet burg për grabitje me armë nuk është kthyer në qeli pas lejes pesëditore, duke shënuar kështu rastin e tretë në më pak se një muaj. Afrim Zeneli, nga Kukësi, duhet të kthehej në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Burrel mesditën e djeshme. Fillimisht është menduar se i dënuari nuk ka patur mundësitë ekonomike për të paguar udhëtimin, por ai nuk është gjendur në banesë pas verifikimeve të kryera.

Digjet shtëpia dhe biznesi i kreut të PS në Prezë, policia: Zjarr i qëllimshëm, gjetëm 8 vatra

Postuar në 23 Maj, 2013 03:57

Kur kanë mbetur vetëm 24 orë nga hapja zyrtare e fushatës elektorale, incidentet me prapavijë politike duket se janë shtuar.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Prezë të Tiranës, ku është djegur banesa dhe biznesi i kreut të PS në këtë fshat, Lavdi Kajmaku. Ngjarja  e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht pa pasojë në njerëz, pasi të afërmit e Kajmakut kanë mundur të pikasin flakët duke arritur të shpëtojnë familjarët e tij nga asfiksia.

Rama: Votojmë ‘paketën’ e Metës për tre ligjet. Majlinda flet si kodra pas bregut

Postuar në 23 Maj, 2013 03:56

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi në një intervistë për Top Channel se ata janë të gatshëm që të votojnë paketën e propozuar nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, për tre ligjet e integrimit. 

Rama tha se qëllimi i Berishës është që të mos miratohen tre ligjet, në mënyrë që ai ta përdorë këtë për fushatë, pasi argumentet e tjera i kanë rënë.

Kryetari i PS iu përgjigj edhe deklaratave të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu se ai dhe Ilir Meta po luajnë bllofin me tre ligjet.

DEPUTETË TË SERBISË SOT E NESËR NË KOSOVË

Postuar në 23 Maj, 2013 03:54

Deputetët e Kuvendit të Serbisë do të qëndrojnë në Kosovë sot e nesër, njofton Tanjug.

Ata do të mbajnë një mbledhje me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Prishtinës, siç e quan Beogradi Universitetin serb në Mitrovicë, do të bisedojnë me zëvendësdrejtoren e Zyrës për Kosovën, Malinka Mitrovic, me përfaqësuesit e komunave të pjesës veriore të Kosovës dhe titullarë të tjerë ilegjitimë serbë.

Konventa kombëtare e LRI

Postuar në 23 Maj, 2013 03:53

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi Konventën kombëtare, një aktivitet ku u prezantuan kandidatët për deputetë nga radhët e këtij forumi. I pranishëm ishte edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. 

Lideri i LSI-së parashtroi projektin e forcës, që ai drejton, për të rinjtë, teksa sulmoi qeverinë se në 8 vite nuk tregoi përkushtimin e duhur ndaj tyre. Meta i bëri thirrje të rinjve, që të mos ia besojnë të ardhmen Berishës.

Prifti prezantohet në Fier si i pavarur: Do të doja të isha me PS-në, por listat u bënë nga Ilir Meta

Postuar në 22 Maj, 2013 15:19

 

Dritan Prifti është prezantuar sot në Fier si deputet i pavarur, nga ku ka sulmuar opozitën dhe qeverinë.

Prifti tha se i vjen keq që drejtimin e PS-së e ka marrë Ilir Meta, pasi sipas tij, Meta është ai që ka bërë edhe listat e deputetëve të Partisë Socialiste. Prifti tha se pavarësisht dëshirës së tij për të kandiduar me PS-në, dhe premtimit që kishte marrë, Rama zgjodhi  Metën në vend të tij.

Ai tha se ka patur ftesë edhe nga Partia Demokratike por që nuk ka pranuar për disa arsye.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara