Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama prezanton programin dhe zotohet: S’do gjejmë paqe derisa urdhëruesit e 21 janarit të dalin para drejtësisë

Postuar në 20 Maj, 2013 16:20

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një skenografi ndryshe, prezantoi programin e partisë së tij në ditën e dytë të konventës së PS.

“Ne do të luftojmë më gjithë vullnetin dhe energjinë tonë që përmes politikës të sjellim ndryshimin që ky vend meriton dhe t’i japim shqiptarëve Rilindjen që duam.

Hand: Lojë e pistë me KQZ-në

Postuar në 20 Maj, 2013 16:19

Ekziston ende mundësia për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por për këtë duhet vepruar shpejt. Robert Hand, vëzhgues i hershëm i zgjedhjeve në vendin tonë dhe njohës i mirë i zhvillimeve politike këtu, sheh dritë në fund të tunelit. 

Por më parë, në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës”, ai shpreh keqardhjen për ato që i quan “lojra politike”, përfshirë situatën e krijuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai thotë se, nëse arrihet një marrëveshje për KQZ-në, ajo duhet të jetë afatgjatë dhe në mbështetje të ligjit. 

3 ligjet, Berisha: Rama, falje shqiptarëve. Meta, ambicje për kreun e PS, kryeministër jam vetë

Postuar në 20 Maj, 2013 08:11

 

GJIROKASTER-  Kreu i qeverise, Sali Berisha ka ritheksuar nga Gjirokastra se Rama duhet t’u kerkoje falje shqiptare per bllokimin e votimit te tre ligjeve, duke bllokuar marrjen e statusit.

Gjate nje konference per shtyp me gazetaret, Berisha theksoi se nëse kjo është një kërkesë serioze është i gatshëm që ta mbledhë Parlamentin që nesër.

Topalli reagon për foton e gjyshit : Njeriu mavi portretet e shenjta i prezanton përkrah ‘kalbsinave të vjetra’, që i vranë

Postuar në 20 Maj, 2013 08:09

 

Meta:Koalicioni i majtë në sintoni. Berisha vazhdon të shohë ëndrra me sy hapur

Postuar në 20 Maj, 2013 08:08

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i ka kërkuar sërish kryeministrit Berisha të angazhohet për votimin e tre ligjeve të vendosura si kusht nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti.

Në kulmin e krizës, Ridvan Bode shpenzon 900 mijë dollarë për rikonstruksion zyrash

Postuar në 20 Maj, 2013 08:07

 

Edhe pse situata ekonomike është e mjerueshme, ministri i Financave, Ridvan Bode, po përgatit një tender me vlerë mbi 900 mijë dollarë për rikonstruksionin e zyrave të ministrisë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqip, që shkruan se në vitin 2012, Bode ka shpenzuar rreth 400 mijë dollarë për rikonstruksion ambientesh. Por kjo nuk e ka penguar Boden që të vazhdojë shpenzimet.

Rama: PS, forca udhëheqëse e Aleancës

Postuar në 20 Maj, 2013 08:05

Para nisjes së ditës së dytë të Konventës Kombëtare, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarë, bëri me dije se gjatë punimeve të sotme vëmendja do t'i kushtohet programit të Rilindjes. 

"Programi ynë është më i detajuari, ndërsa palës tjetër i mungon një program", tha Rama para gazetarëve.

Rama theksoi se Aleanca për Shqipërinë Europiane është kompakte dhe se PS është forca udhëheqëse e saj.

Ndue Pjetra: 30 ditë për studimin e dosjes dhe 200 mijë euro pagesë për mbrojtjen e Dajtit

Postuar në 20 Maj, 2013 03:15

 

TIRANE- Avokati Ndue Pjetra, ka deklaruar se do te behet mbojtesi i Dritan Dajtit nese plotesohen dy kushtet qe ai i ka vene trupit gjykues.

Ai ka kerkuar 30 dite kohe per te studiuar dosjen ne ngarkim te Dajtit, akuzuar per vrasjen e kater efektiveve te policise gjate aksionit per kapjen e tij ne Durres. Nderkohe qe ka kerkuar edhe 200 mij euro per te bere mbrojtjen e tij.

Vete Dajti eshte shprehur i kenaqur me avokatin e ri, duke kerkuar nga trupi gjykues te pranojne kerkesat e tij. “Pranojani kerkesat me pelqen”- ka thene Dajti.

 

 

 

Koalicioni i majtë, niset treni me 40 vagonë

Postuar në 20 Maj, 2013 03:13

 

Menjëherë pas përshëndetjeve të Agollit dhe Meidanit kanë folur para Konventës së PS-së krerët e koalicionit të majtë. Krerët e 40 partive të "Aleancës për Shqipërinë Europiane" hipën në podiumin e Pallatit të Kongreseve për të bërë thirrje për të votuar më 23 qershor për rilindjen e Shqipërisë nën një qeverisje me në krye kreun e PS-së, Edi Rama. Hapja e konventës dyditore nisi me prezantimin e krerëve të 40 partive aleate, të cilat me në krye PS-në e drejtuar nga Edi Rama përbëjnë koalicionin më të madh parazgjedhor që ka pasur ndonjëherë e majta. 

Dritëro Agolli: Bashkimi është fuqi dhe shpresë

Postuar në 20 Maj, 2013 03:11

 

ërshëndetja në Konventë e Patriarkut të PS, Dritëro Agolli

Të nderuar miq të mi, të familjes së madhe socialistëve e progresistëve!

Vëllezër të opozitës!

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara