Arkiv-Lajme të përditësuara

PD: Mandatin e 5-të në Lezhë

Postuar në 21 Maj, 2013 07:54

Kryeministri Sali Berisha vijoi takimet në zonën e Lezhës ku ka inauguruar edhe rrugën e re Shën Koll-Tale-Hidrovor, 6 kilometra dhe që kap një vlerë investimi 136 milionë lekë. 

Realizimet e Qeverise aktuale kane qene ne qender te fjales se Kryeministrit, i cili vuri ne dukje ndryshimin e madh qe sipas tij ka patur Shqiperia ne keto 8 vite.

OSBE mblidhet për tolerancën e mosdiskriminimin. Berisha: Shembull i tolerancës fetare

Postuar në 21 Maj, 2013 03:28

 

TIRANE-  Kryeministri Sali Berisha ka shprehur angazhim te plote te Shqiperise per te bashkepunuar me OSBE ne fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit.

Ne fjalen e tij pershendetese ne hapje te Konferences se Nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin, Berisha kujtoi se vendi yne eshte shembull shume i forte i tolerances fetare dhe bashkejeteses ne paqe mes komuniteteve.

Një vit nga tragjedia e Himarës, të mbijetuarit ende të pakënaqur për dëmshpërblimin

Postuar në 21 Maj, 2013 03:26

 

Sot mbushen një vit nga tragjedia e Himarës, ku 13 persona, 11 prej të cilëve studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit humbën jetën, pasi autobusi me të cilën ata udhëtonin ra disa metra në greminë.

Nishani vlerëson gjyqtarët që i “shërbyen” familjes në pushtet

Postuar në 21 Maj, 2013 03:25

 

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka marrë pjesë në mbledhjen ku janë vlerësuar puna e gjyqtarëve në sistemin tonë të drejtësisë.

Ajo që bie në sy nga lista e bërë publike në faqen zyrtare të KLD-së, është se emrat e vlerësuar nga Presidenti Nishani janë kryesisht ato gjyqtarë që i kanë shërbyer familjes së në pushtet.

Kështu, si gjyqtar i vlerësuar është ai që i dha fitoren Lulëzim Bashës për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.

TAKIM I RI THAÇI – DACIC

Postuar në 21 Maj, 2013 03:24

 

Në Bruksel sot pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic, të cilët do të diskutojnë për planin e implementimit të marrëveshjes së arritur më 19 Prill, për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Bisedimet mbahen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zbatimi i marrëveshjes për normalizim është kusht për të dy shtetet në rrugën e tyre të mëtejshme për integrim në Bashkimin Evropian.

Përgjysmohet taksa e makinave

Postuar në 21 Maj, 2013 03:22

Dita e hënë, 20 maj, shënoi ditën e parë të zbatimit të ligjit “Për taksat kombëtare”, tashmë të ndryshuara, në disa nene të tij. Sipas variantit të ri, taksa vjetore e mjeteve të transportit vlen 50 për qind më pak. 

Fier, Meta: T’i japim fund përrallave të Doktorit në botën e çudirave

Postuar në 20 Maj, 2013 16:25

 

FIER- Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot kandidatët e saj për deputet në qarkun e Fierit. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së,Ilir Meta tha se më 23 qershor i duhet dhënë fund përrallave të Doktorit në  botën e çudirave.

Lirohet Mark Frroku, i shoqëruar në polici 4 herë të tjera, pas arrestimit të Arbenit

Postuar në 20 Maj, 2013 16:22

 

TIRANË- Policia ka liruar Mark Frrokun nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i shoqëruar dy orë më parë. Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë Kristiandemokrate në Qarkun e Shkodrës tha se ky ishte një presion policor, i orkestruar nga Ministria e Brendshme. Marku në vijim shtoi se automjeti i tij ka qenë nën vëzhgim që nga dita që është arrestuar i vëllai, Arben Frroku, si i dyshuari për vrasjen e kryekomisar, Dritan Lamaj.

Berisha: Të gatshëm të mbledhim që nesër Kuvendin për tre ligjet

Postuar në 20 Maj, 2013 16:21

 

Kryeministri Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët në Gjirokastër, i pyetur në lidhje me kërkesën për miratimin e 3 ligjeve në Kuvend, theksoi se nëse kjo është një kërkesë serioze është i gatshëm që ta mbledhë Parlamentin që nesër.

Rama prezanton programin dhe zotohet: S’do gjejmë paqe derisa urdhëruesit e 21 janarit të dalin para drejtësisë

Postuar në 20 Maj, 2013 16:20

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një skenografi ndryshe, prezantoi programin e partisë së tij në ditën e dytë të konventës së PS.

“Ne do të luftojmë më gjithë vullnetin dhe energjinë tonë që përmes politikës të sjellim ndryshimin që ky vend meriton dhe t’i japim shqiptarëve Rilindjen që duam.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara