Fier, Meta: T’i japim fund përrallave të Doktorit në botën e çudirave

FIER- Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot kandidatët e saj për deputet në qarkun e Fierit. Në fjalën e tij, kreu i LSI-së,Ilir Meta tha se më 23 qershor i duhet dhënë fund përrallave të Doktorit në botën e çudirave.
“Më 23 qershor, Fieri, Lushnja, Mallakastra, dhe të gjithë shqiptarët do t’i japin fund përrallave të Doktorit në botën e çudirave. Sepse fierakët dhe shqiptarët duan një lidership që nuk tregon përralla por që shikon realitetin në sy dhe që i jep dorën çdo të riu dhe të reja, të moshuari, çdokujt për të ecur përpara dhe më shpejt në rrugën e mirëqenies.”- theksoi Meta.
Shqiptarët vijoi më tej Meta, nuk kërkojnë një lidership që e sheh papunësinë si statistikë, që udhëheqë vendin drejt izolimit apo që ndryshon sloganet e fushatës elektorale për tu dukur “trendy””. Sot jemi më të sigurtë dhe të bashkuar, për një ndryshim të madh në jetën ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve.
PANORAMA
Add new comment