OSBE mblidhet për tolerancën e mosdiskriminimin. Berisha: Shembull i tolerancës fetare

Postuar në 21 Maj, 2013 03:28

 

TIRANE-  Kryeministri Sali Berisha ka shprehur angazhim te plote te Shqiperise per te bashkepunuar me OSBE ne fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit.

Ne fjalen e tij pershendetese ne hapje te Konferences se Nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin, Berisha kujtoi se vendi yne eshte shembull shume i forte i tolerances fetare dhe bashkejeteses ne paqe mes komuniteteve.

“Shqiperia është shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare, në këtë vend toleranca fetare është një virtyt shumë i madh apo edhe marrëdhëniet ndërfetare brenda vendit, asnjëherë nuk kane qenë ndonjë problem serioz”- tha Berisha.

Ai ka theksuar me tej se Shqiperia është shumë e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë ata që duan të angazhohen në këtë luftë për përmirësimin e shoqërive tona.

Ne hapje te konferences,  përfaqësuesi i Ukrainës, në cilësinë edhe të Kryetarit të radhës së OSBE-së Yevhen Sulima ka vleresuar si shume te rendesishem parandalimin e krimeve te urrejtjes.

“Toleranca, mosdiskriminimi, lufta ndaj krimeve të urrejtjes janë shumë të rëndësishme. Vendet e OSBE-së kanë miratuar një program arsimimi në fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit. Me rëndësi është që të inkurajojmë luftën kundër diskriminimit. Falenderojmë Shqipërinë për organizimin dhe mikpritjen e kësaj konference në Tiranë” tha Sulima.

Nderkohe qe ministri i jashtëm Aldo Bumçi ka rikonfirmuar kontributin e Shqipërisë në organizatë në fushën e tolerancës dhe mosdiskriminimit ndërsa ka rikujtuar hormoninë fetare që mbizotëron në Shqipëri.

Në këtë Konferencë do të shkëmbehen mendimeve rreth masave ndaj të gjitha formave të diskriminimit, përfshirë parandalimin dhe reagimet ndaj krimeve të urrejtjes. Edukimi i të rinjve me frymën e tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit ndaj diversitetit do të jenë në qendër të diskutimeve të Konferencës

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.