Një vit nga tragjedia e Himarës, të mbijetuarit ende të pakënaqur për dëmshpërblimin

Sot mbushen një vit nga tragjedia e Himarës, ku 13 persona, 11 prej të cilëve studente të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit humbën jetën, pasi autobusi me të cilën ata udhëtonin ra disa metra në greminë.
Studentët ishin nisur për një ekspeditë mësimore katër ditore në qytetin e Sarandës, por rreth orës 16:15 të 21 majit të vitit të kaluar, mjeti me të cilën ato udhëtonin është rrëzuar nga një lartësi prej 60 metrash, në vendin e njohur si Qafa e Vishës, pak kilometra larg Himarës. Familjarët, miqtë dhe bashkëmoshatarët e viktimave, pritet të vendosin buqeta me lule në vendin ku e aksidentit dhe të përkujtonin të dashurit e tyre.
Ndërkohë të mbijetuarat e aksidentit kërkojnë dëmshpërblimin nga kompania e sigurimit, e cila ende nuk i ka shlyer, edhe pse kanë përfunduar dosjet muaj më parë. Pak ditë më parë studentet organizuar një protestë pasi kanë mësuar shumat qesharake të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimit të automjetit të udhëtarëve. Duke i cilësuar tallëse vlerat e përcaktuara për dëmshpërblime ndaj tyre, ato kanë protestuar, bashkë me shumë qytetarë të Elbasanit dhe studentë të tjerë të universitetit të këtij qyteti, të cilët janë sensibilizuar me problemin e tyre dhe kanë kërkuar që të rishikohen dosjet. Madje, ato kërkuan ndërhyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për zgjidhjen e këtij ngërçi.
SHQIP
Add new comment