Arkiv-Lajme të përditësuara

PD para takimit të Ramës në Vlorë: Po fshihet brenda në sallë, pasi nuk mbush dot sheshin

Postuar në 18 Maj, 2013 15:17

 

Partia Demokratike, pak para prezantimit të kandidatëve të PS-së në Vlorë, ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se mohon çdo vepër të kryer në këtë qark.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka dalë në një konferencë shtypi duke numëruar veprat e kryera nga ana e qeverisë.

Kleriket katolikë: Mos shisni votat!

Postuar në 18 Maj, 2013 15:16

Në një qarkore lëshuar nga ipeshkvitë katolike të Shqipërisë me rastin e zgjedhjeve të 23 qershorit i bëhet thirrje besimtarëve që të marrin pjesë në zgjedhje për të shprehur vullnetin e tyre, por ata bëjnë thirrje që mos lejohet blerja e votës, si dhe theksohen disa fenomene të tjera negative të zgjedhjeve shqiptare që klerikët katolikë thonë se cënojnë rëndë lirinë, dinjitetin e gjithësecilit dhe dëmtojnë gjithë vendin. 

“Evropa ka 300 vjet që nuk e mëson leksionin që i jep Shqipëria”

Postuar në 18 Maj, 2013 08:33

 

Kryetarët e Bashkësive Islame të Ballkanit janë pritur sot në një takim nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha me rastin e organizimit të konferencës së 6-të të tyre në Tiranë. Berisha ka theksuar rëndësinë e dialogut ndërkulturor, ndërsa ka veçuar shembullin e Shqipërisë, besimet fetare të së cilës nuk e përçanë për asnjë moment këtë komb.

Komisioni Evropian miraton zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP

Postuar në 18 Maj, 2013 08:31

Komisioni Evropian pas miratimit nga autoritet rregullatore përkatëse në Shqipëri, Greqi dhe në Itali, ka miratuar zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP. Sipas këtij vendimi  TAP mund të ofrojë eksportin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë për një periudhë 25- vjeçare.  “Ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian për trajtimin e shpejtë të kësaj çështje”- tha Menaxheri i Përgjithshëm, Kjetil Tungland.

Meta: Prioriteti ynë, të rinjtë. LRI adrenalina jonë për të përballuar çdo sfidë

Postuar në 18 Maj, 2013 08:30

 

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta prezantoi  paraditen e sotme kandidatin për deputet në njësinë 3 në Tiranë, Edrit Braimllari

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve Meta theksoi se LSI është në radhë të parë forca e rinisë, e të rinjve dhe të rejave të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Kreu i LSI u shpreh se sloganin “Të Ecim më Shpejt” erdhi nga LRI, e cila është adrenalina e LSI-së për të fituar të gjitha sfidat

PS, projekt për të kontrolluar dhe publikuar live rezultatin zgjedhor

Postuar në 18 Maj, 2013 08:29

 

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Ilirjan Celibashi, që dikur kryesonte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke folur për Shqip, kritikon KQZ-në për dështimin e numërimit elektronik në Fier.

Celibashi thotë se vendimet për shtimin e KZAZ-ve dhe për ndarjen e mandateve kanë qenë të paligjshme.

I pyetur për shqetësimin se rezultati zgjedhor mund të deformohet, Celibashi thotë se ata kanë në plan që të publikojnë rezultatin live.

Vrasja në Valias, policia: Autor, i biri

Postuar në 18 Maj, 2013 08:28

Polica e Tiranës ka zbardhur të shtunën ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes në Valias, ku u raportua fillimisht për një 56-vjeçar që ishte vetëvrarë teksa ndodhej në gjendje të dehur. 

Nga hetimet e policisë rezultoi se ai nuk i kishte dhënë fund jetës, por ishte vrarë nga i biri. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:30 në Valias ku 56-vjeçari Rasim Leka mendohej se ishte vetëqëlluar me armë zjarri në gjendje të dehur në prani të motrës së tij.

MASH: Mësuesit pa master nuk japin provimin e shtetit

Postuar në 18 Maj, 2013 03:59

 

 

Mësuesit e arsimit fillor nuk do të mund të japin provimin e shtetit, në rast se nuk kanë përfunduar më parë masterin shkencor. Diploma 3-vjeçare Bachelor për Mësuesi nuk do t’u shërbejë shumë arsimtarëve të rinj. Urdhri është dhënë pak kohë më parë nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Rama dhe Berisha ndezin motorët e fushatës

Postuar në 18 Maj, 2013 03:57

 

Karburantet, Qeveria injoron Parlamentin

Postuar në 18 Maj, 2013 03:56

 

Koncesioni monopol i markimit të karburanteve hyn në fuqi si VKM në Fletoren Zyrtare

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara