Arkiv-Lajme të përditësuara

Dridhje toke në Tiranë dhe Durrës, banorët në panik

Postuar në 16 Maj, 2013 02:28

 

Tre lëkundje toke janë regjistruar pasditen e sotme në Vorë, Durrës dhe Tiranë.  Instituti sizmologjik bën të ditur se tërmeti me magnitudë 3.6 gradë të shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën 8 km në veriperëndim të Vorës.

Shkëlzen Berisha: Rama u zotua të mos përbaltë familjet e kundërshtarit, po nxori Ballën për të shpifur sërish

Postuar në 16 Maj, 2013 02:27

 

Djali i kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp pas deklaratave të deputetit socialist, Taulant Balla.

Në fillim të deklaratës së Shkëlzen Berishës thuhet se Rama është angazhuar se nuk do përbaltë familjet e kundërshtarit, por po shpif sërish.

Shkëlzen Berisha thotë se Balla ka frikë që të përballet në gjykata.

METAMORFOZA E ISËS

Postuar në 16 Maj, 2013 02:26

 

Isa Mustafa nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni të ri mes LDK'së dhe PDK'së, pas zgjedhjeve të reja. Ai ka thënë se qëndrimi i tij se kurrë nuk do të ketë koalicion me Hashim Thaçin, ka pasur të bëjë vetëm me zgjedhjet e kaluara. Pozicionin e Mustafës, analistët konsiderojnë të natyrshëm pasi LDK asnjëherë nuk i ka bërë opozitë të fortë PDK'së.

Qëndrimi i Liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kundër koalicionit me PDK'në ka ndryshuar krejtësisht.

“Ushtria, jo në fushatë”

Postuar në 16 Maj, 2013 02:25

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, u takua në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mbajti një fjalim para Këshillit të Aleancës mbi procesin e çmontimit të municioneve. 

“Shpejtësia, së pari, dhe vendosmëria, me të cilën u krye, siguria, që patëm gjatë gjithë këtij procesi, dhe rezultatet, me të vërtetë të shkëlqyera, përbënin interes për Këshillin e partnerëve euro-atlantik dhe vendeve anëtare”, tha Arben Imami.

McCormak: Qëllimi ynë, vëzhgimi. S’jemi arbitër. Raporti final, 5 javë pas zgjedhjeve

Postuar në 15 Maj, 2013 15:09

 

TIRANE- Ekipi i vëzhguesve afatgjatë, kryesuar nga ekspertja amerikane Conny McCormak kane prezantuar punen e misionit per monitorimin e zgjedhjeve ne vendin tone.

Ne nje konference per mediat, ajo ka sqaruar se synim i punes eshte vezhgimi bazuar mbi parimet e paanesise, duke theksuar faktin se ata nuk jane arbiter te zgjedhjeve.

Berisha: Do sigurojmë punë për çdo shqiptar

Postuar në 15 Maj, 2013 15:08

 

Kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot takimin me qytetarët e Fierit, duke e hapur fushatën elektorale edhe në këtë qytet. Berisha ka prezantuar kandidatët për deputet të Partisë Demokratike në këtë qytet. 

Meta në Skrapar: Shiritat elektoralë që pret Berisha janë shumë më të gjatë se kilometrat e rrugëve të asfaltuara

Postuar në 15 Maj, 2013 15:06

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, ka zhvilluar një sërë takimesh me banorë të këtij qarku, takime në të cilat janë bërë bashkëbisedime për problemet që shqetësojnë komunitetin atje. Meta është ndaluar në mënyrë të veçantë në gjendjen në të cilën ndodhet rruga Berat-Çorovodë, e mbetur e papërfunduar prej vitesh.

Balla: Ndërsa familjet shqiptare rrënohen, Familja e Berishës pasurohet çdo ditë

Postuar në 15 Maj, 2013 15:05

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se i ka rrënuar ekonomikisht familjet shqiptare gjatë qeverisjes së tij.

Deputeti Taulant Balla ka thënë se, ndërsa familjet shqiptare varfërohen çdo ditë, Familja e Berishës veçse pasurohet.

“Sot në mbarë botën festohet dita ndërkombëtare e familjes!

Por në Shqipëri, e vetmja familje që feston është vetëm familja në pushtet!

Sepse kjo qeveri e dështuar dhe e korruptuar ka dështuar është tallur me familjet e thjeshta dhe të ndershme Shqiptare!

Vizat, SHBA: Nuk plotësoni kushtet

Postuar në 15 Maj, 2013 15:04

Fushata elektorale në Shqiperi pritet të jetë interesante, të paktën në terma propagandistikë. “Me reforma të thella ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën”, deklaroi Berisha në mitingun elektoral të PD-s në Durrës. 

Ky deklarim i kryeministrit Berisha, paçka se nuk përmban detaje se si do të realizohet heqja e vizave me SHBA, ka nisur të ngjallë ëndrrat e mijëra shqiptareve për të udhëtuar drejt Amerikës. 

Kreu i PS, takim në Parlamentin Evropian

Postuar në 15 Maj, 2013 07:16

 

Kreu i PS-se, Edi Rama ka zhvilluar nje takim ne Parlamentin Evropian, i ftuar nga grupi socialist dhe demokrat i PE-se.

Rama ka deklaruar se nje pike shume  e rendesishme e programit te PS-se eshte ribashkimi me Evropen, e cilas tij kjo edhe fale ndihmes se miqve dhe partnereve.

Duke vleresuar shume te rendesishem procesin zgjedhor ne Shqiperi ai ka kerkuar angazhim te madh nga ana e eurodeputeteve per vezhgimin e tyre.

 

 

 

PANORAMA

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara