Arkiv-Lajme të përditësuara

SERBIA E KA PRANUAR KODIN TELEFONIK, MARRËVESHJEN E BËJNË KRYEMINISTRAT

Postuar në 18 Maj, 2013 03:52

 

Serbia ka pranuar që të mos pengojë Kosovën që ta ketë kodin e saj telefonik, e i cili pritet të jetë 383 ose 384. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha për Express se gjatë takimit të sotëm në dialogun teknik është folur edhe për kompensimet financiare nga ana e shtetit serb për dëmet e shkaktuara në fushën e energjisë, që nga viti 1999. Ajo pohoi se marrëveshja finale për telekomin dhe energjetikën mund të arrihet në nivel kryeministrash.

Fleta e votimit, PS nr 29, PD nr 43

Postuar në 18 Maj, 2013 03:51

Partia Socialiste do të mbajë numrin 29 në fletën e votimit, ndërsa Partia Demokratike numrin 43. 

Shorti i hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dha këtë përcaktim për dy partitë më të mëdha në vend, në fletën ku renditen plot 66 forca politike.

Fleta e votimit, që në këto zgjedhje është e verdhë, hapet nga dy parti, që nuk garojnë brenda koalicioneve, dhe mbyllet po nga dy parti, që garojnë të vetme, AK dhe në fund renditet Fryma e Re Demokratike.

Fier, Rama: Berisha i mbush sheshet me robër, ne me qytetarë

Postuar në 17 Maj, 2013 15:05

 

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, ka deklaruar se Berisha i mbush sheshet me robër ndërsa PS me qytetarë.

“Saliu erdhi mbushi sheshin me robër këtë shesh, ndërsa sot sheshi është i stërmbushur me qytetarë. Nuk do të ketë më njerëz që merren zvarrë për qokat e pushtetit. Pas 23 Qershorit shteti do të jetë i qytetarëve dhe qeveria do të jetë e të gjithë qytetarëve. Nuk e di ca tha Saliu në Fier por e di ca do t’i thotë Fieri Saliut më 23 Qershor.”

Berisha-Blushit: Ku e ke teserën e PD? The se do ta merrje nëse ndërtoja tunelin!

Postuar në 17 Maj, 2013 15:04

 

Sequi: Nuk jemi ndërmjetësues, KQZ-në zgjidheni vetë

Postuar në 17 Maj, 2013 14:59

 

Për më shumë se 50 minuta kryevëzhguesja e ODIHR, Conny McCormack ka zhvilluar takimin e saj të parë me shefin e delegacionit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi.

Menjëherë pas takimit zoti Sequi bëri një deklaratë për median ku ai vlerësoi CV-në e zonjës McCormack. Gjithashtu zoti Sequi tha se BE-nuk është pjesë e asnjë negociate për të zgjidhur problemet që kanë lindur me KQZ-në.

Servet Pëllumbi në krah të Alfred Pezës në fushatë: Nëse s’ndodh një rotacion, nuk ka demokraci

Postuar në 17 Maj, 2013 14:57

 

Profesori i socialistëve flet për një fitore të sigurt, por ka edhe mesazhe për të majtët, për të mos lejuar që euforia dhe pakujdesia të dëmtojë rezultatin

 

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi ka qenë i pranishëm në Peqin, në krah të kandidatit socialist, Alfred Peza.

Kjo ka qenë dalja e parë e tij në këtë fushatë. Duke folur përpara të pranishmëve, Pëllumbi tha se Peqini do nderojë veten dhe Alfredin.

PE, shqetësim për KQZ-në

Postuar në 17 Maj, 2013 14:56

Eurodeputeti i majtë gjerman, Knut Fleckenstein thekson shqetësimin e Parlamentit Europian në lidhje me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. 

Pas takimit të kësaj jave mes grupimit të majtë në PE me kreun e PS Edi Rama, në një intervistë për TCH, Fleckenstein ndan përshtypjet për debatin dhe shqetësimet për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. 

Rama nesër prezantohet në Vlorë, “I emocionuar, më presin sfida"

Postuar në 17 Maj, 2013 09:18

 

Nesër kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të prezantohet si kandidat për deputet në qytetin e Vlorës. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku njofton se nesër në orën 18:00 do të bëhet prezantimi në Pallatin e Sportit. Ndërsa ka bërë një përshkrim të lëvizjeve të tij në qytete të ndryshme të Shqipërisë me autobus, ai shkruan se ndjehet shumë i emocionuar për ngjarjen që e pret nesër në orën 18:00.

Mbërrijnë 14 muxhahedinë, 24 orët e para në qendrën e Babrrusë

Postuar në 17 Maj, 2013 09:17

Mbërrijnë në Tiranë 14 muxhahedinët e parë iranianë, të cilët ka pranuar t’i strehojë qeveria shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga i dërguari i OKB-së për Irakun, Martin Kobler, i cili tha se 14 muxhahedinët kanë mbërritur në Tiranë të mërkurën në mbrëmje. Sipas Kobler,  ky është hapi i parë i përpjekjeve për të sistemuar në Shqipëri 210 anëtarë të këtij grupi, për të cilët ka rënë dakord qeveria shqiptare.

Berisha: Rama-Meta të hedhin tek a çift për debat televiziv me mua

Postuar në 17 Maj, 2013 09:15

 

Kryeministri Berisha, nga qyteti i Korçës ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ka përdorur ironinë ndaj dy liderëve kryesorë të së majtës, Edi Rama dhe Ilir Meta. I pyetur lidhur me faktin se a do të ketë një debat televiziv mes tij dhe kreut të PS gjatë kësaj fushate, Berisha deklaroi se e ka ftuar më shumë se dy herë Ramën në debat, por ai ‘e mbante hundën përpjetë’, ndërsa duke iu referuar Metës kryeministri tha se Meta një ditë flet si qeveri dhe një ditë si opozitë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara