Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha: Rama-Meta të hedhin tek a çift për debat televiziv me mua
Kryeministri Berisha, nga qyteti i Korçës ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ka përdorur ironinë ndaj dy liderëve kryesorë të së majtës, Edi Rama dhe Ilir Meta. I pyetur lidhur me faktin se a do të ketë një debat televiziv mes tij dhe kreut të PS gjatë kësaj fushate, Berisha deklaroi se e ka ftuar më shumë se dy herë Ramën në debat, por ai ‘e mbante hundën përpjetë’, ndërsa duke iu referuar Metës kryeministri tha se Meta një ditë flet si qeveri dhe një ditë si opozitë.
I zhgënjyeri Blendi Nallbani: Për PD-në dhashë shpirtin, për PS-në jap jetën
Ish- portieri i Tiranës, Blendi Nallbani, tregon zhgënjimin e tij me Partinë Demokratike dhe kandidimin për Partinë Socialiste, duke mbuluar njësinë bashkiake numër 8 në Tiranë.
Duke folur për Shqiptarja.com, ai thotë se është zhgënjyer totalisht nga PD.
Ai thotë se ka bërë çdo gjë për PD-në, por nuk është shpërblyer për asgjë që ka bërë.
Qeveria anashkalon Parlamentin
Qeveria ka vendosur të anashkalojë Parlamentin në koncesionin e shumëpërfolur për markimin e karburanteve.
Kontrata që i jep monopolin e këtij shërbimi një kompanie private nga Austria, ka hyrë në fuqi thjesht me vendim të Qeverisë, edhe pse më parë ishte deklaruar se do të kalonte në Kuvend.
KQZ voton sot misionin e OSBE/ODIHR-it
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të përcaktojë sot nëpërmjet shortit renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilon Hoxhaj, i bëri thirrje të gjitha partive, listat shumëemërore të të cilave janë miratuar nga KQZ-ja ,të jenë të pranishme në mbledhje me anë të përfaqësuesve të tyre ligjorë.
Asfalt për fushatë me paratë e privatizimeve, gati 10 mld lekë
-Në kulmin e fushatës elektorale qeveria shqiptare ka bërë një manovër për të shlyer detyrimet ndaj kompanie që kanë kryer punë publike. Kompanitë kanë kryer punimet në harkun kohor të katër viteve të fundit u është dashur të prisnin nisjen e fushatës për të për tu likuiduar. Të ardhurat nga privatizimet destinohen për mbylljen e borxheve në prag fushatës, ndërkohë që investimet për vitin 2013 janë ndër më ulëtat në 5 vitet e fundit. Me anë të një vendimi të veçantë i cili ka hyrë në fuqi dhe pritet vetëm kalimi i fondeve në llogari të kompanive qeveria ka shpërndarë paratë.
Tre fëmijët e zhdukur në Kurbin gjenden në Mal të Zi
Tre fëmijët të cilët rezultonin të zhdukur që prej ditës së djeshme në Kurbin janë gjetur sot në Budva të Malit të Zi.
Sipas të dhënave të policisë lokale, tre të miturit me inicialet K.SH., R.B. dhe E. H janë gjetur dhe më pas janë sjellë në gjendje të mirë shëndetësore në orët e para të mëngjesit në Shqipëri dhe ndodhen në policinë e Shkodrës.
Emiliano Shullazi lirohet në prag të zgjedhjeve, Gjykata e Apelit mbyll procesin…
Emiliano Shullazi, i njohur jo vetëm për shkak të precedentëve të tij penalë, por dhe për përfshirjen në fushata zgjedhore, pritet të dalë nga burgu pikërisht tani kur afron fushata elektorale.
Gjykata e Apelit e qytetit të Shkodrës ka pushuar çështjen në ngarkim të tij dhe në bazë të përllogaritjeve, Shullazi pritet të rifitojë lirinë.
Seanca në Gjykatën e Apelit në Shkodër ka zgjatur pak minuta, aq sa për t’u komunikuar nga kryetari i trupit gjykues pushimin e çështjes në ngarkim të Shullazit e mikut të tij, Helidon Harizaj.
VAZHDOJNË BISEDIMET PËR ÇËSHTJE TEKNIKE
Ekipet e Prishtinës dhe të Beogradit do të takohen sot në Bruksel, ndersa shefi i delegacionit serb, Dejan Paviqeviq, pret që të dyja palët të ofrojnë qëndrimet më shumë, sesa në bisedimet e mëparshme, raportojnë mediat serbe.
Në këtë takim, sipas televizionit B92, do të diskutohen temat e telekomukiacionit dhe të energjetikës.
Paviqeviq ka thënë se këto tema kanë nisur më herët në kuadër të dialogut teknik, por asnjëherë nuk janë mbyllur dhe nuk është gjetur zgjidhje për to.
Federata Botërore e Sindikatave
Në ambientet e Parlamentit Evropian në Bruksel zhvilloi punimet, gjatë një konference dyditore, Federata Botërore e Sindikatave. Shqipëria përfaqësohej nga Valentin Macaj.
Kreu i Sindikatës së shërbimeve policore denoncoi ndër të tjera kundërshtimin nga qeveria, prej vitesh, të Kontratës kolektive të punës dhe mungesën në vend të të drejtave themelore sociale.
Berisha për Blushin: Struket si faturino
Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët e saj në qarkun e Elbasanit. Në fjalën e rastit, kryeministri i vendit dhe njëherësh lideri i PD-së premtoi se në mandatin e ardhshëm do të hapen 250 mijë vende pune.
“4 vitet që vijnë do të jenë vitet në të cilat ne do të krijojmë 250 mijë vendet pune në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë. Por plani ynë është një plan konkret është një plan me majë të lapsit”, tha kryeministri.