Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha përsërit premtimin: Plotësojmë kushtet, brenda 4 viteve liberalizojmë vizat me SHBA-të

Postuar në 16 Maj, 2013 16:05

 

UPDATE- Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot kandidatet e djathte ne gare per zgjedhjet e qershorit, ne qytetin e Elbasanit.

Kryeministri iu rikthye edhe sot në mitingun e Elbasanit premtimit të tij për të liberalizuar, brenda katër viteve që vijnë, vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PD hap fushatën në Elbasan, Berisha premton sërish heqjen e vizave me SHBA: Blushi të tregoj ku e ka teserën e PD

Postuar në 16 Maj, 2013 16:00

 

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit, duke prezantuar edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Lista e kandidatëve demokratë kryesohet nga Arben Imami, i cili aktualisht mban postin e ministrit të mbrojtjes në kabinetin Berisha.

TemA TV/ Hysi: PS do garantojë drejtësi dhe barazi për të gjithë

Postuar në 16 Maj, 2013 15:59

 

Në kuadër të denoncimeve “100 arsye për të mos votuar Berishën”, Partia Socialiste e cilësoi të dështuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Shkalla e lartë e korrupsionit dhe mungesa e transparencës, kanë sjellë si pasojë edhe mungesën e besimit të qytetarëve tek ky sistem”, u shpreh deputetja socialiste Vasilika Hysi.

58% e biznesit: Klima jo e favorshme

Postuar në 16 Maj, 2013 15:59

Dhoma amerikane e Tregtisë ka publikuar Indeksin vjetor të Biznesit, përmes të cilit mat perceptimin e anëtarëve të dhomës për klimën e biznesit në Shqipëri. Për 2012-ën ai është 40,48 nga 100, me një tendencë në rënie për këtë vit. 

Sondazhi, në të cilën morën pjesë 105 kompani nga 215 që janë anëtarë gjithsej, arrin në konkluzionin se më shumë se gjysma e këtyre bizneseve, 58 për qind, konsiderojnë se klima e biznesit në Shqipëri, gjatë vitit 2012, ka qenë jo e favorshme ose aspak e favorshme, ndërsa pritshmëritë për vitin 2013 janë akoma më të ulëta.

ISHP, Hoxha: Malarja, fillesë prej dy vitesh në vendin tonë. 15 rastet e konfirmuara, nën kontroll

Postuar në 16 Maj, 2013 08:46

 

TIRANË- Rishfaqja e malaries në vendin tonë ka një fillesë prej dy vitesh dhe rastet e konfirmuara janë kryesisht si pasojë e lëvizjeve jashtë vendit.

Sipas kreut të Institutit të Shëndetit Publik, Adrian Hoxha në vendin tonë aktualisht janë 15 raste të konfirmuara, që mbahen nën kontroll.

Topi: Koalicion pas zgjedhjeve, por sipas kushteve tona

Postuar në 16 Maj, 2013 08:45

 

Kreu i Frymës së Re Demokratike nuk e mohon mundësinë e koalicioneve paszgjedhore, por me kushte të vendosura prej tyre. Kështu ka deklaruar Bamir Topi gjatë prezantimit të kandidatit për deputet të kësaj partie në komunën e Xhafzotajt, në Qarkun e Durrësit. Ai në fjalën e tij ka theksuar se prioritet mbetet aleanca e vetme me qytetarin, edhe siç tregon ai FRD ka patur shumë oferta për bashkëpunim, madje i janë ofruar edhe karrige në parlament, por Fryma e Re nuk ka pranuar. 

Shpëtim Gjika: Socialistët e Vlorës nuk do ta mbështesin Arben Malajn, votat e tij shkojnë për PD

Postuar në 16 Maj, 2013 08:44

 

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, përmes një deklarate për mediat ka reaguar lidhur me veprimin e ndërmarrë nga ish-deputeti socialist, Arben Malaj për të dalë si kandidat i pavarur në qarkun e Vlorës.

Në deklaratën e tij Gjika shprehet se socialistët e Vlorës nuk do mbështesin Arben Malajn, pasi ai i ka prerë në besë socialistët socialistët e vërtetë. Gjika i bën thirrje Malajt që të tërhiqet nga nisma e tij, meqenëse jemi ende në fillim të fushatës, pasi sipas tij çdo votë e marrë nga Malaj do të shkojë në favor të Partisë Demokratike.

Policia, terror mbi opozitarët në Laprakë. Suli: Denoncoj Erzen Breçanin dhe Alfons Muçën

Postuar në 16 Maj, 2013 08:43

 

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Rakip Suli, i cili mbulon njësinë bashkiake nr.11, ka denoncuar presionin dhe dhunën që po ushtrohet ndaj mbështetësve të opozitës në zonën e Laprakës.

Ai ka denoncuar me emra Erzen Breçanin, i bërë i njohur tashmë, dhe Alfons Muçën, punonjës i Bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar se po ushtrojnë presion duke keqpërdorur detyrën.

CEZ nis gjyqin me Shqipërinë

Postuar në 16 Maj, 2013 08:42

Grupi çek CEZ ka nisur zyrtarisht procedurat ligjore ndaj Qeverisë shqiptare në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.Përmes një njoftimi zyrtar CEZ bën të ditur se ka njoftuar Qeverinë mbi vendimin e saj, ku kërkon kompensim për dëmin që i është shkaktuar nga mosmbrojtja e investimit në rrjetin shqiptar të shpërndarjes së energjisë. 

Ibraj: Plan B për zgjedhjet, do të ketë të papritura

Postuar në 16 Maj, 2013 02:30

 

-Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar para zgjedhjeve dhe për tensionimin mëtejshëm të saj. Gjatë takimit të Forumit Civil, Ibraj, i cili ka shërbyer për dy vjet si Këshilltar i Kryeministrit për Sigurimin Kombëtar dhe Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në Këshillin e Ministrave, i kërkon institucioneve të sigurisë që të kenë gati planin B. 

Plani B për sigurimin 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara