Arkiv-Lajme të përditësuara
KQZ, Arvizu paralajmëron qëndrim zyrtar nga SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë një qëndrim zyrtar lidhur me situatën e krijuar në KQZ pas shkarkimit të Ilirjan Muhos, dhe më pas dorëhqjeve të 3 anëtarëve të tjerë.
Këtë la të kuptohej, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, ku gjatë një aktiviteti, i pyetur nga gazetarët për situatën në KQZ, ai u shpreh; “Prisni në ditët dhe javët e ardhshme, besoj nuk do të zhgënjeheni.”
Nëse do të jetë një mesazh pozitiv, Arvizu tha se “do ta shohim, vetëm na ndiqni”.
Rama: Do të bashkëpunojmë me Tony Blair për të ndërtuar qeverinë e re
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair në kuadër të vizitës së tij në Londër, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm pune me
Rama dhe Blair biseduan mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Rama e njohu ish-Kryeministrin britanik me programin për një “Rilindje Shqiptare” dhe prioritetet e tij.
Berisha hap fushatën në Durrës: Me reforma të thella do heqim vizat me SHBA
Pas kryeqytetit, Partia Demokratike hapi fushatën elektorale në qarkun e Durrësit. Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha theksoi se në Durrës ka “zbarkuar uragani i fuqishëm i fitores së 23 qershorit, i vazhdimit të ecjes përpara drejt Durrësit të zhvilluar, Shqipërisë së zhvilluar, Durrësit europian dhe Shqipërisë europiane”. Berisha theksoi se sot përballen mes tyre dy alternativa: ajo e djathtë që është e vlerave dhe lirive, dhe ajo e majtë, e shkatërrimit dhe bllokimit.
Rama në Lezhë: Përbuzje për tradhtarin Kadeli, i ktheu kurrizin PS-së për një karrige
Kryesocialisti Edi Rama, para nisjes së tij për në Londër, prezantoi kandidatët e PS-së në Lezhë. Ai nuk ka mundur dot të shmangë komentet për ish-deputetin socialist Gjovalin Kadeli, që vendosi të largohej nga PS për të pandiduar në radhët e PD-së.
Edhe 400 mijë dollarë për lobim
“Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu, objektivi janë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me procesin, nuk ka të bëjë me rezultatin.”
Kjo ishte deklarata e ambasadorit Arvizu, ditën kur Kuvendi shkarkoi Ilirian Muhon si anëtar të KQZ.
Dajti lë sallën e gjyqit: Po zvarrisni procesin
TIRANE- I akuzuari per vrasjen e 4 policeve, Dritan Dajti eshte larguar serish sot nga salla e gjyqit, duke akuzuar drejtesine se nuk po ben punen e saj dhe po zvarrit procesin.
Ne seancen e sotme ai ka perseritur kerkesen per te siguruar nje mbrojtje ne kete proces.
“Kerkoni nje avokat, po zvarrisni procesin”- u ka thene ai trupin gjyqesor, duke lene sallen e gjyqit ne shenje proteste.
PANORAMA
Halimi: I kemi shpallur luftë ryshfetit dhe mitmarrjes
TIRANË Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova nuk e fshehu entuziazmin e tij në tubimin e mbrëmshëm të PD-së. “Me sinqeritet ju them se nuk e pata menduar se do isha një ditë në këtë podium, përballë kaq shumë ëndrrash legjitime. Është krenari për mua që të radhitem krah profesor Berishës në sfidat transformuese për të ardhmen e vendit dhe gjej rastin ta falenderoj për besimin që më ka dhënë. Në sistemin shëndetësor ka ndryshime: vdekshmëria foshnjore është përgjysmuar; vdekshmëria e nënave është ulur 4 herë më pak; nënat bëjnë vaksinat më të domosdoshme.
Rama në Londër e Bruksel, takim me Tony Blair
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Londër dhe më pas në Bruksel ku do te zhvolloje një takim me grupin eurosocialist në PE.
Në një mesazh të publikuar në Twitter, kryesocialisti Rama thekson se gjatë vizitave në këto dy kryeqytete do të takohet edhe me ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe eurosocialistët e Parlamentit Europian me të cilin do të diskutojë për politikën paszgjedhore.
“Ka një skenar manipulimi të zgjedhjeve nga PD”
Nënsekretari i Partisë Socialiste për zgjedhjet Bledi Çuçi shprehet për “JAVA” në lidhje me dublimet e listave, procesin e numërimit elektronik dhe punën që po bëhet kundër manipulimeve duke arritur në përfundimin se ka një skenar të tërë për manipulimin…
Nga Ben Andoni
Eksperti i njohur socialist i zgjedhjeve flet për një varg problemesh, që po shoqërojnë zgjedhjet e këtij viti. Ato fillojnë nga listat, dublimet e shumta, numërimin elektronik dhe më shqetësuesja nga të gjitha vullneti për t’i manipuluar ato…
Berisha: Taksa progresive, armiqësi ndaj biznesit
Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e Terminalit të ri të Doganës, sulmoi kreun e opozitës Edi Rama se me taksën progresive që propozon është armiqësi ndaj biznesit.
"Alternativa tjetër është alternativa e kaosit. Ai thotë se do të krijojë një zyrë speciale pranë Kryeministrit, ndërkohë që biznesi ka patur takime të vazhdueshme me mua, ndërsa kemi shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe shqetësimet që na kanë ardhur", u shpreh Berisha.