Halimi: I kemi shpallur luftë ryshfetit dhe mitmarrjes

TIRANË Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova nuk e fshehu entuziazmin e tij në tubimin e mbrëmshëm të PD-së. “Me sinqeritet ju them se nuk e pata menduar se do isha një ditë në këtë podium, përballë kaq shumë ëndrrash legjitime. Është krenari për mua që të radhitem krah profesor Berishës në sfidat transformuese për të ardhmen e vendit dhe gjej rastin ta falenderoj për besimin që më ka dhënë. Në sistemin shëndetësor ka ndryshime: vdekshmëria foshnjore është përgjysmuar; vdekshmëria e nënave është ulur 4 herë më pak; nënat bëjnë vaksinat më të domosdoshme. Ndryshimet e realizuara në shëndetësinë tonë nuk janë vetëm strukturore, por edhe konceptuale. Ne i kemi shpallur luftë ryshfetit dhe mitmarrjes…”, tha Halimi ndër të tjera. Gjatë tubimit të djeshëm, për Tiranën dhe projektet që janë ndërmarrë së fundmi foli edhe kandidatja tjetër, Jorida Tabaku. Ndërsa Majlinda Bregu u prezantua më së shumti në bllokimin që Rama i bëri marrjes së statusit të vendit kandidat. “Rama, ti je bllokuesi, Sali Berisha është zhbllokuesi! Ti je antishqiptari, Sali Berisha është shqiptari! Ti je shkatërruesi, Berisha është ndërtuesi. Ju sot keni 230 arsye për t’i kërkuar Ramës llogari pse nuk jemi atje ku duhet të ishim”, – tha ndër të tjera Bregu.
MAPO
Add new comment