Arkiv-Lajme të përditësuara
Sequi: Drejtësia duhet të jetë e pavarur, një nga rrugët drejt BE-së
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë ceremonisë me rastin e përmbylljes së misionit EURALIUS ka thënë se Shqipëria duhet të ketë një sistem që qëndrueshëm të drejtësisë, si një nga rrugët për t’u bërë anëtare e BE-së.
Ai gjithashtu ka vlerësuar arritjet e bëra në sistemin e drejtësisë në Shqipëri por theksoi se është i rëndësishëm konsolidimi i shtetit të së drejtës dhe zbatimi i ligjeve.
Shqipëria zero lekë nga BE për krizën, Greqia, sa 100 buxhete tonat
Jashtë FMN dhe larg BE-së, Shqipëria gjendet tërësisht e pamonitoruar në zhvillimet ekonomike të saj. Në këto kushte rrezikojmë edhe këshillat, ndërsa për ndihma në vlera monetare as që bëhet fjalë. Këto ditë Greqia mori nga Fondi i Shpëtimit i BE-së 350 miliardë euro, shumë kjo baras me 100 buxhete shqiptare
Berisha përuron nisjen e punimeve të HEC të Banjës: Shqipëria, eksportuese e energjisë
Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në inaugurimin e fillimit të punimeve të hidrocentralit të Banjës, në Kaskadën e Devollit, në Elbasan.
Në fjalën e tij me këtë rast kryeministri e cilësoi këtë moment si historik për vendin, pasi do ta shndërrojë Shqipërinë nga një vend importues në një vend eksportues të energjisë elektrike.
Brojka: Ishte gabim kandidimi i Islamit për PD-në
Ish- kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, thotë në një intervistë për GSH, se aktualisht ai është angazhuar në fushatë përkrah Dashamir Shehit. Brojka thotë se nuk është anëtar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe as nuk është larguar nga PD-ja, por po ndihmon Shehin.
I pyetur nëse beson se PD do marrë një mandat të tretë, ai thotë se është e vështirë, por jo e pamundur.
Duke komentuar listat e PD-së, ai e quan gabim kandidimin e Kastriot Islamit dhe dy deputetëve socialistë në emër të PD-së.
Nishani: Përmirësim sistemit të drejtësisë
Gjatë ceremonisë për përfundimin e misionit të EURALIUS në vendin tonë, ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi deklaroi se parimi i demokracisë është konsolidimi i shtetit të së drejtës.
"Me rëndësi është ndarja e drejtë e pushteteve. Përgjegjësia e Shqipërisë është të përmirësojë reformën për imunitetet", tha Sequi.
Ndërkohë ministri i Drejtësisë Eduart Halimi deklaroi se në sistemin e drejtësisë transparenca sjell besimin.
Rama: Arsyeja pse pse zhvendosa nga Berati Erjon Braçen
Berisha-shkodranëve: Na jepni mandatin e 8-të, ne do ju mbështesim në gjithçka
“Unë do t’ju përcjell një mesazh. Për mua, nga më të rëndësishmit që kam përcjellë ndonjëherë drejt qytetarëve të qarkut të Shkodrës. Ky mesazh është: bëni gjithçka të sillni në parlament tetë deputetë, çdo shqiptar nga Shkodra t’i japë përgjigjen më ekzemplare, më të shkëlqyer aleancës së 1 prillit”.
Topalli dhe Dade, në top-listën për mandatet
Bëhen me nga 6 dhe 5 mandate, më pas vjen Leskaj me 4 mandate
“Kreshnik, ju flet Pashai”
Myslym Pashai ka bërë një koment rreth përdorimit të emrit të tij nga Kreshnik Spahiu në mitingun e Fierit, të cilin e ka postuar në faqen e tij në Facebook.
“Kreshnik ! Ju flet Pashai!
SHERRI I PËRJETSHËM
Numri i njohjeve dhe meritat për njohje të caktuara, vazhdojnë të jenë shkak për përplasje mes Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacollit dhe Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj.
Në fakt, ky sherr kishte plasur në qeverinë e kaluar, kur Pacolli ishte në opozitë, atë kohë me Ministrin Skënder Hysenin dhe me të njëjtin intensitet vazhdon ende.
I fundit është Ministri Hoxhaj që ka mohuar njohjen nga Shteti i Malit.
