“Kreshnik, ju flet Pashai”

Postuar në 13 Maj, 2013 03:48

 

Myslym Pashai ka bërë një koment rreth përdorimit të emrit të tij nga Kreshnik Spahiu në mitingun e Fierit, të cilin e ka postuar në faqen e tij në Facebook.

“Kreshnik ! Ju flet Pashai!

Ti ke axhendën tënde. Para saj nuk të ndal kush. “ Hap Krahun! “ është një slogan rutinor i joti. Të vaftë mbarë! Në Fier, shkove me ritmin dhe marrshimin tënd “ pa ta bërë tërr syri” . Unë s’mund të vija sepse ti e kishe kryer, tanimë veprën tëndë, me përdorjen e aqshumtë të asaj që mbahet përmendsh “ “ Ja tani do të dalë në skenë për të folur ai që mundi dy shtete…” sikur unë të isha një farë “Bajlozi” apo “Katallani” për t’i shtuar jetë përrallës tënde!

Keshnik! Ju flet Pashai!

Ti prezanton deputetë të ardhshëm me pasion fitimtari, dhe sërish thërret atë njeriun që e kishe në krahë, e në mungesë të tij, prapë e nxjerr nga xhepi i karizmës tënde duke ia hedhur ndër duar, simpatizantëve tanë të Qarkut të Fierit, në Teatrin “Bylis”. Ata duartrokitën dhe shqyen sytë, të më kërkonin se ku isha, pse s’kisha ardhur. Mirpo ti e kishe refrenin e keqpërdorur dhe e solle prapë në treg, se të duhej, medoemos.

Mos Kreshnik, se të mallkon Kombëtarizmi im.

Unë isha në Fier tek bashkësia jonë idealiste dhe kombëtariste, por jo tek Ti!
Kreshnik ! Ju flet Pashai !

Po ç’mund të jetë vallë ajo histeri !? “ për të ndjekur, me mallkim e kërcënim ata tradhëtorët, që mund të largohen…‘” “ T’i ndjekim hap pas hapi, në brimë të miut, t’i kapim, t’i pështyjmë…” duke keqpërdorur aq turpshëm vargun e himnit të flamurit: “ Nga Lufta veç ai largohet . Që është i lindur tradhëtor ! ” Nga cilat tribu vjen kjo histeri që nuk ka lidhje me dashurinë dhe mbrothësinë që dëshiron të sjellë Kombëtarizmi ynë ?
Kreshnik ! Ju flet Pashaj!”

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.