Arkiv-Lajme të përditësuara

Ja kalatë e nxjerra me qera nga qeveria

Postuar në 12 Maj, 2013 09:28

 

Janë plot 22 kala të cilat do të jepen me qera, pas vendimit të qeverisë për dhënien me qera të monumenteve të kulturës. Ato pritet që të kthehen në restorante apo kafene.

Berisha: Kemi të meta, por jemi qeveri seriozeTOP

Postuar në 12 Maj, 2013 09:26

Kryeministri Sali Berisha përuroi në Shkodër rrugën Ura Gjadër-Mnelë nga ku theksoi se qeveria që ai drejton do të bëjë akoma edhe më shumë për qytetarët shqiptarë. 

“Shkodra ka një ndryshim që preket dhe vlerësohet nga çdo qytetari vendit. Ne do të rindërtojmë shkolla të reja dhe do të ndërtojmë sërish rrugë. Qëllimi i qeverisë sime është rritja e mirëqenies për shqiptarët”, theksoi kreu i PD-së, i cili pranoi se qeveria e tij ka bërë gabime, por ka treguar gjithmonë seriozitet.

PD shton listat me femra dhe ul gjobën e KQZ

Postuar në 12 Maj, 2013 03:40

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton emrat e kandidatëve të tri partive të mëdha, PD, PS dhe LSI, për zgjedhjet e 23 qershorit. Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, e cila zgjati rreth 90 minuta, të tria këto forca politike patën probleme me përmbushjen e kriterit gjinor në listë, duke detyruar KQZ-në që t’i vendoste në total 14 milionë lekë gjobë për mospërfshirjen e femrave.

LISTA E PD

Topalli kap për zhelesh kandidatët e Berishës

Postuar në 12 Maj, 2013 03:38

 

Dyshimet e ngritura për listat e kandidatëve të Partisë Demokratike, po vërtetohen dita ditës. Pas fshehjes së listave zyrtare nga PD-ja për mëse një javë, demokratët kanë ndryshuar dy herë listat para se ato të miratohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si pasojë e qejfmbetjeve të klaneve brenda selisë blu.

Përmet, strehohet në kabinë elektrike prej shiut,17-vjeçari humb jetën nga korrenti

Postuar në 12 Maj, 2013 03:37

 

Një 17-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Përmet, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur aksidentalisht, në fshatin Çarshovë të Përmetit.

Sipas burimeve të policisë, viktimë e kësaj ngjarjeje është 17 vjeçari A. Janku. Ai kishte hyrë në strehën e një kabine elektrike për t’ju ruajtur shiut, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike çka i ka kushtuar jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur më tej rrethanat ngjarjes së rëndë.

 

 

 

SHQIP

Revoltohen maqedonasit në Shqipëri: Koalicioni greko- bullgar kërkon të na asimilojë

Postuar në 12 Maj, 2013 03:36

 

E përditshmja maqedonase, Vecer, i ka kushtuar një artikull koalicionit mes minoritetit grek dhe atij bullgar në Shqipëri.

“Fillimisht na vendosin veto, tani duan të asimilojnë minoritetin tonë,” kështu titullohet shkrimi.

Gazeta raporton se lideri i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka shpallur bashkëpunimin e partisë së tij me Yzeir Fetahun, kreun e Partisë për Prosperitet Demokratik, që përfaqëson interesat e komunitetit bullgar në Gollobordë.

PROKURORIA SPECIALE NIS HETIMET NDAJ KELMENDIT

Postuar në 12 Maj, 2013 03:35

 

Një Prokuror i EULEX’it në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka nisur hetimet ndaj Naser Kelmendit. Misioni europian ka bërë të ditur për Express se hetimet po zhvillohen për të njëjtat vepra që Kelmendi dyshohet se i ka kryer në Bosnjë. Por EULEX nuk ka sqaruar nëse procesi gjyqësor eventual ndaj tij mund të zhvillohet në Kosovë.

Një Prokuror i EULEX’it në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka nisur hetimet ndaj Naser Kelmendit për të njëjtat vepra për të cilat dyshohet se i ka kryer në Bosnje dhe Hercegovinë.

Del nga koma polici i plagosur

Postuar në 12 Maj, 2013 03:34

Ka pak orë që inspektori i policisë Preng Lleshi është zgjuar nga koma. Në Spitalin Ushtarak i gjenden pranë vetëm familjarët e tij më të afërt. 

Efektivi i policise qe pritet t'u nenshtrohet operacioneve te kushtueshme ne gjymtyre, perpiqet te kujtoje se çfare ndodhi nje jave me pare, ku ai ishte ne krye te detyres ne zonen e Kamzes ne nje postbllok policor ne te cilin mbeti i vrare kolegu i tij Selman Lena dhe ai u plagos rende.

Kandidatët e Vlorës, Patozi: Pasi të humbë ketu, Rama përballë nesh si kreu i grupit të minorancës

Postuar në 11 Maj, 2013 16:08

 

VLORE- Kreu i grupit parlamentar te PD-se, deputeti Astrit Patozi prezanton ne Vlore kandidatet e koalicionit te djathte qe do garojne ne zgjedhjet e 23 qershorit.

Patozi, duke iu referuar takimit te paradites ne kete qytet, ardhjes se kreut te PS-se, e njeheresh kandidatit per deputet ne Vlore, Edi Rama ka thene se ky eshte nje tregues drejt humbjes.

Sipas tij, rruga qe PD ka bere eshte nje deshmi e qarte e fitores ne 23 qershor, nderkohe qe e vleresoi listen e PD si perfaqesuese te denje per Vloren.

KQZ gjobit me 100 milionë lekë PS dhe PD-në

Postuar në 11 Maj, 2013 16:07

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara