Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama: PD, listë paniku e humbjeje

Postuar në 10 Maj, 2013 14:59

Me anë të një autobusi të posaçëm, kreu Edi Rama do të shkojë në çdo cep të Shqipërisë për të prezantuar kandidatët socialistë për deputetë. 

I ngjashëm me autobusët e fushatave elektorale të presidentit Obama, Edi Rama i shoqëruar nga një grup gazetarësh udhëtimin e parë me Autobusin e Rilindjes e bëri në drejtim të Durrësit. 

Sekui, partive: Integrimi, në krye të axhendës

Postuar në 10 Maj, 2013 08:36

 

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian ne vendin tone, Ettore Sekui ka kerkuar nga partite politike te vendosin axhenden e integrimit ne krye te prioriteteve te tyre ne fushaten elektorale.

Gjate nje aktiviteti ne Qendrën për Informin të Bashkimit Europian, ambasadori Sekui tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është përgjegjësia e të gjitheve.

“Besoj se shqiptaret e meritojne Evropen dhe Shqiperia ka gjithe potencialin e mundshem per ta realizuar kete”- tha ai.

 

 

 

PANORAMA

Basha shkarkon stafin e Këshillit Bashkiak, Dalipi: Luli mos ngatërrojë specialistët me bravat

Postuar në 10 Maj, 2013 08:35

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha po shkarkon stafin e Këshillit Bashkiak dhe kanë nisur emërimet e reja. Ky fakt është bërë i ditur nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, i cili thotë se Këshilli Bashkiak është institucion i pavarur kushtetues, nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe institucionale Basha mbi stafin.

 Dalipi është zgjedhur me votë nga shumica, pas shkarkimeve dhe emërimeve më të fundit në radhët e këtij Këshilli.

Meta: Të miratojmë tre ligjet , të hyjnë në fuqi në shtator

Postuar në 10 Maj, 2013 08:34

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, duke folur nga Shkodra, ku prezantoi kandidatët e kësaj force politike për këtë zonë të Shqipërisë, kërkoi konsensus për miratimin e tre ligjeve, që kërkohen nga Brukseli, brenda këtij mandati të Parlamentit dhe hyrjen e tyre në fuqi, me nisjen e punës së legjislativit të ri.

Mark Marku: Projekti im është sërish rithemelimi i PD-së së djathtë

Postuar në 10 Maj, 2013 08:33

 

Deputeti Mark Marku, i përjashtuar nga lista e kandidatëve të PD për këto zgjedhje, thotë në një intervistë për Shqip se askush nuk ka komunikuar me të për të shpjeguar arsyet se përse është lënë jashtë listës.

Marku thotë se pozicioni i tij kritik ka qenë i vetëdijshëm.

Ai shton se nuk e ka konsideruar kurrë detyrën e deputetit si një mundësi punësimi.

PS: Mos merrni me qira monumentet

Postuar në 10 Maj, 2013 08:30

Pavarësisht kundërshtimeve të forta e të vazhdueshme të opozitës dhe shoqërisë civile, Qeveria Berisha e bën fakt të kryer dhënien me qira të objekteve të trashëgimisë kulturore në vend, si kala apo vende me karakter historik. 

Deputeti socialist Auron Tare e denoncoi këtë veprim duke e quajtur një rrënim që po i shkaktohet trashëgimisë së pazëvëdësueshme kulturore.

Kosova: Ilaçet e kancerit u shitën 8 herë më shtrenjtë

Postuar në 10 Maj, 2013 03:13

 

Ministri i Shëndetësisë: Për herë të parë do ketë fond rezervë për QSUT. Kosova: Ndjesë pacientëve. Brenda majit mbyllet furnizimi. 

Ilaçet në Spitalin Onkologjik janë shitur 8 herë më shtrenjtë sesa vlera reale. Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, dje, duke komentuar mungesat e barnave, u ka kërkuar ndjesë pacientëve. Ai gjithashtu ka garantuar se brenda datës 15 maj do të përfundojnë të gjithë tenderët që garantojnë furnizimin për të gjitha shërbimet. Për herë të parë do të ketë edhe një fond rezervë që do të përdoret për nevoja emergjente.

Rama: Çdo votë jashtë koalicionit i shkon Saliut

Postuar në 10 Maj, 2013 03:12

 

Nafta prek “fundin” në bursë, në Shqipëri çmimet rriten

Postuar në 10 Maj, 2013 03:10

 

Kur i gjithë opinioni publik është përfshirë në bebatet e nxehta për zgjedhjet, listat dhe gjithçka lidhet me to, spekulantet në tregje kanë gjetur parajsën. Si gjithmonë në të tilla situata me çmimet e naftës abuzohet më shumë. Për shkak të krizës ekonomike në Europë dhë frenimit të rritjes në Kinë një fuçi naftë në bursa po shitet 96 dollarë. Ndërsa në tregun  tonë një litër naftë shitet me 185 lekë njësoj sikur çmimi në treguan e huaj të ishte 160 dollarë për fuçi.

Kriza e brendshme

Rama në Durrës: Na jepni votën tuaj, t’i japim fund rrënimit ekonomik e të rilindim Shqipërinë

Postuar në 10 Maj, 2013 03:09

 

Partia Socialiste prezantoi ditën e sotme kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit. Në një miting me simpatizantët socialistë, kreu i opozitës falëndero eksponentët e PS që këtë herë kanë mbetur jashtë listës, si dhe shprehu bindjen për një fitore “historike” të partisë së tij në këtë qark.

Rama premtuar se me ardhjen e PS në pushtet, qeveria nuk do të rrijë më duarkryq përballë fenomeneve negative që karakterizojnë sot shoqërinë shqiptare si varfëria, papunësia, analfabetizmi dhe rrënimi ekonomik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara