Mark Marku: Projekti im është sërish rithemelimi i PD-së së djathtë

Deputeti Mark Marku, i përjashtuar nga lista e kandidatëve të PD për këto zgjedhje, thotë në një intervistë për Shqip se askush nuk ka komunikuar me të për të shpjeguar arsyet se përse është lënë jashtë listës.
Marku thotë se pozicioni i tij kritik ka qenë i vetëdijshëm.
Ai shton se nuk e ka konsideruar kurrë detyrën e deputetit si një mundësi punësimi.
“Nëse do më ishte shtruar njëqind herë alternativa e zgjedhjes mes pozicionit kritik dhe humbjes së mandatit apo pozicionit konformist dhe ruajtjes së mandatit, natyrisht do të kisha zgjedhur njëqind herë alternativën e parë,” thotë Marku.
Deputeti i Mirditës thotë se do mbetet i angazhuar në politikë.
“Do të vazhdoj të mbajt të njëjtën lidhje me PD-në, ta mbështes duke e kritikuar. Siç e kam shprehur edhe më parë, mendoj se PD duhet të rithemelohet si formacion politik i djathtë modern dhe unë jam gati të kontribuoj në realizimin e një projekti të tillë,” thekson Marku.
Ai shprehet se nuk beson se ka klane në PD për shkak të rolit të fortë të Berishës.
Sipas Markut, aleatët nuk duhej të ishin në listat e PD-së.
Marku thotë se përfshirja e deputetëve socialistë në listat e PD ka rritur krizën e përfaqësimit të së djathtës në PD.
Në fund ai thotë se listat do i vlerësojë elektorati./ep
TEMA
Add new comment