Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama takon kryeministren e Danimarkës

Postuar në 09 Maj, 2013 03:32

Mbretëria e Danimarkës ishte ndalesa e radhës e Edi Ramës, në një tur europian që ka nisur me Austrinë për të fituar mbështetjen e qeverive europiane. 

Në Kopenhagen Rama u prit nga kryeministrja Helle Thorning-Schmidt, me të cilën diskutoi rreth integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjedhjet e 23 qershorit. 

Berisha vlerëson aleatët: Sistemi elektoral duhet modifikuar. Përjashtohen parti që kanë deputet

Postuar në 08 Maj, 2013 15:33

Kryeministri Sali Berisha tha sot se sistemi aktual elektoral duhet modifikuar. Sipas tij duhet bërë i pastër proporcional, ose të japë maxhorancë me ligj. Kreu i qeverisë i bëri komentet gjatë takimit me drejtuesit e strukturave të PD-së për fushatën elektorale.“Gjërat provohen, u konstatohen pasojat, dhe pastaj është në meritën e politikbërësve të ndërhyjnë.  Unë insistova për maxhorancë me ligj, nuk deshi.

Berisha: Ekonomia po zhvillohet, ne do rritim rrogat dhe pensionet

Postuar në 08 Maj, 2013 15:32

 

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se me të nisur fushat do të futë në fuqi urdhrin që e gjithë administrata publike gjatë fushatës elektorale mos përdorë mjetet publike, më tej ai ka thënë se kreu i opozitës do jetë më i qetë pas këtij vendimi.

Kokëdhima drejt politikës, një rrugëtim pa pengesa

Postuar në 08 Maj, 2013 15:30

 

Berisha: Do ndalojmë përdorimin e mjeteve publike në fushatë, s’udhëtoj me helikopter

Postuar në 08 Maj, 2013 15:29

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë deklaroi se pavarësisht akuzave të kreut të PS, Edi Rama, me nisjen zyrtare të zyrtare të fushatës elektorale do të hyjë në fuqi urdhri që ndalon administratën të përdorë mjetet publike në fushatë, duke shtuar se ai nuk ka ndërmend të udhëtojë me helikopterë gjatë fushatës, siç pretendon lideri i së majtës dhe se partitë politike duhet të marrin përsipër shpenzimet e tyre.

PS: Çdo ditë borxhi publik rritet me 2.8 milion dollarë

Postuar në 08 Maj, 2013 15:28

 

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se po rrit në mënyrë të vazhdueshme borxhin publik. Sipas Ilir Beqjas, në tre muajt e parë të këtij viti, borxhi publik është rritur me 300 milionë dollarë.

“Vija e kuqe” për zgjedhjet shqiptare

Postuar në 08 Maj, 2013 15:26

Një raport i Inisiativës për Stabilitetin Europian (ESI), me seli në Berlin, propozon "vijat e kuqe" për standardet e zgjedhjeve në Shqipëri. 

Organizata i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të shprehet qartë për fatin europian të vendit, nëse standardet shkelen para dhe gjatë zgjedhjeve të qershorit, siç ka ndodhur me shumë procese zgjedhore në të kaluarën.

Gjykata: 10 vite burg Nazime Vishës. Avokatja: 2 vjet për armëmbajtje pa leje. Pafajësi për vrasjen

Postuar në 08 Maj, 2013 09:11

 

TIRANE-Gjykata e Tiranes ka vendosur sot denimin me 15 vite burg per Nazime Vishen, akuzuar per vrasjen e 45 vjecarit, Fiqiri Muca.

Por per shkak te gjykimit te shkurtuar ajo do te vuaje vetem 10 vite burg.

Nazime Visha ka pranuar krimin e bere dhe ka kerkuar meshire para trupit gjykues.

Ne seancen e sotme, kur ishte fjala e mbrojtjes se saj, avokatja Vjollca Pustina ka kerkuar pafajesi per akuzen e vrasjes per klienten e saj dhe vetem denimin me 2 vjet burg per armembajtje pa leje.

PD shkel ligjet. 15 kandidatë në listat, mbajnë poste në administratë

Postuar në 08 Maj, 2013 09:09

 

Rreth 15 kandidatë për deputetë në listën e PD-së kanë shkelur hapur ligjin, pasi ndonëse mbajnë poste drejtuese në administratën shtetërore, janë regjistruar në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Sipas nenit 69 të Kushtetutës dhe 63 të Kodit Zgjedhor,  këto kandidatë duhet të dorëhiqen nga postet që mbajnë. 

“Janë mbi 15 funksionarë që kandidojnë në listat e PD-së në Tiranë dhe rrethe. Rasti më flagrant i Prefektit të Tiranës, Kruja që kandidon po në Tiranë, apo i Vlotana Ademit, e cila mban postin e prefektit në qarkun e Vlorës.

Incidenti në Vjenë, Ceka jep dorëheqjen si diplomat

Postuar në 08 Maj, 2013 09:07

Ditën e  sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive për incidentin e ndodhur më 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës mes kreut të opozitës Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka.  Rama nuk ka pranuar të dëshmojë ndërkohë që ka dëshmuar diplomati Ceka.Sipas tij  Rama e ka dhunuar fizikisht dhe e ka fyer. “Më 24 prill 2013 në Akademinë e Vjenës u organizua një aktivitet me zotin Rama, aty kishte diplomatë të ndryshëm. Ai përsëriti tezën që shërbimi diplomatik është tejet i politizuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara