Gjykata: 10 vite burg Nazime Vishës. Avokatja: 2 vjet për armëmbajtje pa leje. Pafajësi për vrasjen

Postuar në 08 Maj, 2013 09:11

 

TIRANE-Gjykata e Tiranes ka vendosur sot denimin me 15 vite burg per Nazime Vishen, akuzuar per vrasjen e 45 vjecarit, Fiqiri Muca.

Por per shkak te gjykimit te shkurtuar ajo do te vuaje vetem 10 vite burg.

Nazime Visha ka pranuar krimin e bere dhe ka kerkuar meshire para trupit gjykues.

Ne seancen e sotme, kur ishte fjala e mbrojtjes se saj, avokatja Vjollca Pustina ka kerkuar pafajesi per akuzen e vrasjes per klienten e saj dhe vetem denimin me 2 vjet burg per armembajtje pa leje.

Prokuroria ka kerkuar denimin me 17 vjet burg për Nazime Vishën, per krimin e kryer ne gusht të 2012-ës, vrasjen e 45 vjecarit Fiqiri Muca.

Ne kerkesen e prokurorise per masen e denimit, akuza perseriti faktin se ajo ka vrare me  paramendim 45-vjeçarin, nderkohe qe akuzohet edhe per armëmbajtje pa leje.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.