Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama: S'flitet më për lista, por për Shqipërinë. Berisha: Lista e demokratëve, ekip i fitores
Kreu i PS-së, Edi Rama, shprehet mjaft i kënaqur që listat për deputet janë dorëzuar dhe tani ka ardhur koha të flitet për rilindjen e Shqipërisë.
“Më në fund s'do flitet për lista po për Shqipërinë që duam. Qysh nesër në Kopenhagen, me kryeministrin e një vendi fantastik që duam ta kemi më pranë. Drejt Danimarkes me deputetet Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj për të treguar programin e ambicien tonë për të rilindur Shqipërinë”, komenton Rama në një ‘Twitter’.
Votimi i tre ligjeve, Meta: Maxhoranca mungesë serioziteti për integrimin
Mungesë serioziteti ndaj integrimit e ka konsideruar kreu I LSI-së Ilir Meta qëndrimin e maxhorancës ndaj tre ligjeve. Sipas Metës kryeministri i vendit Sali Berisha ftesës së tij për votimin e tri ligjeve të integrimit, brenda përfundimin të legjislaturës së Kuvendit iu përgjigj se do i votojë me referendum që pritet të mbahet në vjeshtë. Deklaratat kreu i LSI-së i bëri sot gjatë një takimi me banorët e Bërxullës. “Ditët e fundit unë bëra një propozim drejtuar kryetarit të PD-së dhe kryetarit të PS-së dhe ky propozim i imi ishte që t’i miratojmë këto tre ligje tani dhe k
Berisha në Berat: Hyjmë në zgjedhje me dy lista, atë të deputetëve dhe atë të veprave
Kryeministri Sali Berisha ishte pasditen e sotme në Berat, ku përuroi rrugën që lidh Urën Vajgurore me fshatrat Pashall dhe Bistrovicë e cila u shërben rreth 5500 banorëve të kësaj zone.
Në fjalën e rastit, Berisha kërkoi një tjetër mandat qeverisës për të realizuar atë që ai e quan Shqipëria Europiane.
Mark Marku: Jashtë listës së PD-së u lanë demokratë për ish-ministrin e Edukimit të Ramiz Alisë
Mungesa e Mark Markut në listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit, ishte një prej surprizave të listës së demokratëve. Por, Marku ka thënë për “ABC News” se e priste që të mos ishte pjesë e listës së PD-së dhe për këtë arsye nuk është surprizuar shumë.
Ai ndërkohë ngre pyetjen se përse në listën e PD-së nuk ka pasur vend për demokratë, por ka pasur vend për ish-deputetë socialistë, mes të cilëve edhe ministri i Edukimit në kohën e Ramiz Alisë. Marku ka qenë kundër përfshirjes në listat e PD-së edhe të krerëve të partive aleate.
”Shqiptarët duan Europën”
Me rastin e 9 majit, ditës së Europës, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, dërgoi një mesazh urimi vetëm për popullin shqiptar. Ju ftojmë ta ndiqni të plotë mesazhin e komisionerit.
Stefan Fule: Komisioner i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë:
Të dashur miq,
Vetëm pesë javë më parë unë erdha në Tiranë për konferencën ‘vetëm Bashkimi Europian”. Unë u preka nga pritja e ngrohtë që më dhanë qytetarët shqiptarë dhe nga diskutimi i gjallë që patëm mbi të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Euopian.
Meta: Vendit i duhet ekuilibër i ri politik
TIRANE- Kreu i LSI-së Ilir Meta ka theksuar se miratimi i tre ligjeve ne interes te vendit kerkon shpirt kompromisi, ndryshe nga sa ka ofruar kreu i qeverise.
Duke folur gjate nje takim ne Berxull, Meta dekaroi se kryeministri i vendit Sali Berisha ftesës së tij për votimin e tri ligjeve të integrimit, brenda përfundimin të legjislaturës së Kuvendit iu përgjigj se do i votojë me referendum që pritet të mbahet në vjeshtë.
Sipas tij, vendi ka nevojë për ekuilibër të ri politik, teksa vlerësoi se përqendrimi i pushteteve në dorën e një personi është jo i shëndetshëm.
Lesi: Berisha më ka prerë në besë, lista e PD-së, jo e fitores por e panikut
Kreu i LDK-së, Nikoll Lesi është shprehur i zhgënjyer nga kryeministri Sali Berisha dhe thotë se ai e ka prerë në besë.
“Jam i zhgënjyer totalisht nga Berisha. Unë nuk kam marrëveshje me asnjë tjetër; as me Jozefinën, as me Arjanin, me asnjë. Unë njoh Berishën, i cili në mënyrë publike më ka prerë në besë. E lamë që aleatët të konkurrojnë në vete jo në listat e PD-së”, - tha Lesi në një prononcim për median paraditen e sotme.
Ai tha se mbrëmë pati një sinjal nga Starova se po bëhen intriga me listat.
Përplasi dy efektivët e policisë, “Arrest me burg” për Edmir Kolecin
“Arerst me burg” është masa që Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë për Edmir Kolecin, i dyshuar si autori që përplasi për vdekje me makinë efektivin e policisë Selman Lena dhe plagosi efektivin tjetër Preng Lleshi. Ndaj Kolecit rëndojnë akuzat “Vrasje për shkak të detyrës” dhe “Tentativë vrasje”. Policia e Tiranës arrestoi dje shtetasin Shkëlzen Sylaj, i cili mësohet se ka përkrahur Edmir Kolecin.
MAPO
Të gjithë emrat e kandidatëve
Lista Vlorë
PS
- Edi Rama
- Valentina Leskaj
- Koço Kokëdhima
- Luiza Xhuvani
- Fatmir Toçi
- Andrea Marto
- Edmond Leka
- Shuajip Beqiri
- Mira Shehu
- Sheme Lulo
- Sokol Bana
- Genci Kojdheli
- Neime Gjika
- Noreta Kalcuni
- Ines Stasa
PD
Arben Isaraj: Për mua si sot, edhe nesër, zgjedhja ime është Partia Socialiste
Deputeti Arben Isaraj nuk do të jetë në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.
Për të sqaruar miqtë e tij në Facebook, ai ka postuar një shënim, duke theksuar se zgjedhja e tij sot dhe nesër do jetë Partia Socialiste.
“Miq dhe shokë, që ju mirëkuptoj sot për gjithçka, thoni dhe bëni, detyrohem t’ju them se:
