Arkiv-Lajme të përditësuara
LSI dorëzon listën e kandidatëve në KQZ. Manjani: Listë përfaqësuese
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zbardhur listën me emrat e kanditatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Lista e zbardhur sot do të jetë edhe përfundimtare. Kështu, në Qarkun e Tiranës , konfirmohet Ilir Meta, Klajda Gjosha, Ylli Manjani, Ardit Çela dhe Endrit Brahimllari. Monika Kryemadhi dhe Petrit Gjoni do të kandidojnë në Lezhë.
Në Qarkun e Shkodrës do të kandidojnë Nora Malaj dhe Agron Çela, ndërsa Edmon Haxhinasto do të jetë në Elbasan së bashku me Bujar Kollgjerin dhe Miranda Ritën.
Reagon Meta: Akuza e Kryeministrit tentativë për diversion brenda opozitës
Arben Malaj del i pavarur: Fundi i neodiktatorëve. Rama dështon sërish ta mundë Berishën
Deputeti Arben Malaj deklaroi nuk ishte përfshirë në listën e PS për shkak të një vendimi personal të kreut të kësaj partie, Edi Rama dhe se do të dalë si deputet i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit.
Përmes një deklarate për mediat, teksa dukej shumë i emocionuar dhe i tensionuar, Malaj tha se me qëndrimin e tij Rama do të dështojë sërish për të mposhtur Berishën, ndërsa shtoi se vendosi të dalë si deputet i pavarur dhe se ky do të jetë fundi i neodiktatorëve në politikën shqiptare.
“Koha jote mbaroi”
Një grup të rinjsh socialistë kanë protestuar sot përpara zyrës Jozefina Topallit dhe selisë së kryeministrisë, aty ku qëndron prej muajsh një tabelë elektronike që numëron progresivisht orët dhe ditët duke i “kujtuar” opozitës se po i bënte një dëm të madh Shqipërisë duke mos votuar 3 ligjet, kusht për statusin kandidat për në BE.
Ata shpalosën një banderolë ku shkruhej “Koha JOTE mbaroi”.
Sipas të rinjve FRESSH-të, zgjedhjet e 23 qershorit do të largojnë nga qeverisja një mazhorancë të korruptuar.
TEMA
PD, vijon hartimi i listës
Deri në orën 19:30, lista me emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike nuk ka përfunduar ende.
Sipas informacioneve të fundit, ajo po vijon të hartohet në zyrën e kryeministrit Sali Berisha, në konsultime me lidershipin e PD.
Herën e kaluar, para 4 viteve, ethet e emrave përfunduan rreth orës 8 të mbrëmjes, por këtë herë do përcaktohen rreth orës 22.
Listat e deputetëve, sot afati final për në KQZ
TIRANE- PS e PD publikojne sot listat e deputeteve.
Mesnata e sotme shenon edhe mbarimin e afatit te dorezimit te listave shumeemerore te kandidateve per deputete, zgjedhur nga partite, garuese ne zgjedhjet e qershorit.
Me ndonje pikepyetje, apo dyshim te fundit, sot pasdite pritet qe partite te bejne edhe shpalljen e listave per deputete.
Per te djathten pritet mbledhja e kryesise, njoftuar te mbahet gjate pasdites, e cila do te vulose edhe deputetet garues.
LISTA E KANDIDATEVE TE PD
Këshilltarët e majtë: Basha e Kosovrasti të mos mbajnë peng sallën e mbledhjeve
Këshilltarët e majtë të Bashkisë së Tiranës i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Lulzim Basha të dorëzojë çelësat se po mban peng sallën e mbledhjeve.
Listat e PS Deputetët VIP që “digjen” nga Rama
Topalli thirrje Ramës: Lejo deputetët të votojnë tre ligjet
Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka kërkuar sërish nga opozita dhe kreu i saj Edi Rama të votojnë tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për ecjen përpara në rrugën e integrimit. Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të sallës së Kuvendit, Topalli i ka bërë thirrje kryesocialistit Rama të lejojë deputetë socialistë të votojnë tre ligjet.
Berisha akuza Metës
Kryeministri Sali Berisha akuzoi nga salla e Kuvendit kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta se po e shndërron çështjen e miratimit të tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli, në pazare për ato që Berisha i quajti lista të zeza në kurriz të mbështetësve të kësaj partie.
"Që nga janari i vitit 2012 deri ditën e aleancës, Meta ftonte Ramën të votonte ligjet, por tani thotë që ftoj Berishën për të miratuar ligjet, ndërkohë që ne jemi të gatshëm në çdo orë t'i votojmë këto ligje", tha Berisha.