Arkiv-Lajme të përditësuara
Kadeli në krah të Berishës në Lezhë: Jam garant për një fitore surprizë të PD-së
Ish-deputeti socialist, Gjovalin Kadeli, është shfaqur në krahun e kryeministrit Berisha, gjatë një inagurimi që ka bërë gjatë pasdites së sotme ky i fundit në Lezhë. Kadeli do të bëjë pjesë në listën e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, së bashku me dy ish-deputetët e tjetër socialistë, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani, gjë që u konfirmua edhe nga Berisha një ditë më parë.
VUCIC TË OFROJË GARANCI DHE SQARIME
Oliver Ivanovic pret që Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë vizitës në Veri të Kosovës, t’ua sqarojë serbëve Marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic. Ivanovic ka thënë se popullatës atje duhet t’i ofrohen garanci në mënyrë që ta zbatojnë marrëveshjen e jo të shpallin pavarësinë e asaj pjese.
Ish-zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic po e sheh ardhjen e Zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksander Vucic në Veri si mundësi të mirë që të sqarohet deri në fund Marrëveshja e arritur në Bruksel me Kosovën.
Festohen Pashkët Ortodokse
Në mesnatë, në të gjitha kishat e vendit u zhvilluan meshat e shenjta me rastin e Pashkëve ortodokse që përkujtojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të së premtes së zezë.
Në Katedralen Ortodokse të Tiranes, fortlumturia e tij, kryepeshkopi Anastas, mbajti liturgjinë e shenjtë për besimtarët që ndoqën ceremoninë.
Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Diplomat në veri me mbishkrimin “Bashkësia e Komunave Serbe”!
Beograd, 4 maj – Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun tërheq vërejtjen se çara që po ndodh ndërmjet serbëve të veriut dhe Beogradit është shumë e rrezikshme jo vetëm për interesin e serbëve të Kosovës, por edhe për pozitën dhe të ardhmen e shtetit. "Nëse kjo e çarë nuk tejkalohet sa më shpejt, nëse nuk ka pajtim, Beogradi është i detyruar të fillojë së zbatuari me pjesë të Marrëveshjes e pastaj ngadalë të merremi vesh me serbët e veriut", ka thënë Drecun.
Sulmohet nënoficeri i Ushtrisë, e plagosin me thikë
TIRANË- Sulmohet me armë nënoficeri i Ushtrisë, dyshime për grabitje. Dy persona e plagosin me thikë në shpinë, ndërsa policia nis hetimet për ngjarjen e ndodhur në afërsi të Shkollës së Bashkuar në kryeqytet. Altin Selami, 33 vjeç, banues në Tiranë, me profesion nënoficer i Ushtrisë, mbrëmjen e së enjtes ishte duke shkuar në banesën e tij në afërsi të Alliasit, kur dy persona ende të paidentifikuar e sulmuan atë duke e goditur dy herë me thikë në trup.
Berisha në Lezhë: Do i votojmë tre ligjet. Opozita, pazare me integrimin europian të vendit
Kryeministri Sali Berisha akuzoi nga Lezha të majtën se ka bërë pazare në emër të tre ligjeve, duke bllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Teksa morri pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Lezhë-Kala, Berisha theksoi se qeveria realizoi çdo reformë për marrjen e statusit.
Njazi Kosovrasti: S’jam shkarkuar, ai ishte një grumbullim i paligjshëm qytetarësh
Njazi Kosovrasti ka deklaruar për mediat se ai nuk është shkarkuar si kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Duke folur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku kryen një tjetër detyrë, Kosovrasti tha se po përgatitet padia ndaj këshilltarëve të majtë për tejkalim të detyrave.
Kosovrasti tha se ai ishte një grumbullim i paligjshëm qytetarësh.
Sipas tij, mbledhja e djeshme ishte e paligjshme dhe ata këshilltarë kanë firmosur thjesht një deklaratë, pasi nuk ka pasur as mbledhje dhe as vendim.
“Me dhunë nuk mund të përfitohet asgjë,” tha Kosovrasti.
Dublimet në listat e zgjedhësve
Ministria e Brendshme paraqiti të dhënat më të fundit të ekstraktit të listës së zgjedhësve, në bazë të të cilave pas gjashtë javësh qytetarët do t'i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e 23 qershorit.
Duke u ndalur tek pastrimi i dublimeve, që përbën një nga shqetësimet kryesore të listës së zgjedhësve, zëvendësministri Ferdinand Poni tha se nga 7674 rekode të dyshuara, ky numër ka zbritur në 1454.
Halimi: Ish të përndjekurit do votojnë aleancën tonë
DURRES- Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi ka deklaruar nga Durresi se ish të përndjekurit do të mbështesin Partinë Demokratike dhe Aleancën për Punësim, Mirëqenie e Integrim në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Lajmin per takimin ai e ka postuar ne profilin e tij ne FB, ku njofton se eshte takuar me Shoqatat e të Përndjekurve Politikë në qytetin të Durrësit.
Rama: Berisha mashtron popullin kur thotë se ka ndërtuar 10 mijë km rrugë
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka quajtur mashtrime deklaratat e kryeministrit të vendit, Sali Berisha, për ndërtimin e 10 mijë kilometrave rrugë. Kryesocialisti Rama, i shoqëruar nga deputetë të forcës së tij politike, denoncuan dëmtimin e aksit rrugor që lidh kryeqytetin me parkun kombëtar të Dajtit.