Arkiv-Lajme të përditësuara

Listat e PS, Rama i pari në Vlorë

Postuar në 02 Maj, 2013 15:27

Kur mbeten ende vetem pak ditë nga zyrtarizimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, partitë janë në fazat e fundit të përpilimit të tyre. 

Ndërsa në Partinë Demokratike pak kush ka informacion për emrat dhe vendndodhjen e kandidateve, duket se Selia Rozë është në fazat e fundit të përcaktimit të kandidateve. 

Kuvend, votohen me konsensus disa pr/ligje

Postuar në 02 Maj, 2013 08:39

 

TIRANE- Pas disa oresh debate, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar me konsensus nje sere projekligjesh, mes te cileve ate per Kodin Penal, ‘Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave” etj.

Kuvendi ka miratuar projekt ligjin për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 2006, i cili u shqyrtua javën e kaluar nga komisionet parlamentare me procedurë të përshpejtuar.

Ruçi: Vrasja e Xhindit u harrua. Topalli: Prokuroria të gjejë autorët

Postuar në 02 Maj, 2013 08:38

 

Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punimet pa asnjë datë konkrete për mbylljen e punimeve të legjislativit. Gjatë seancës parlamentare u diskutuan një sërë projektligjesh,ai për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 2006, për krijimin e fondit special për kompensimin financiar të pronave, si dhe projektligji për energjinë e rinovueshme. Parlamenti miratoi projketligjet me konsensusin e opozitës.

Topalli: Votoni 3 ligjet.Ruçi: Topi është në fushën tuaj

Durrës, tentoi të grabisë një çift të moshuarish, pranga autorit

Postuar në 02 Maj, 2013 08:37

Një person është vënë në pranga nga policia e qytetit të Durrësit pasi akuzohet  se në bashkëpunim me një tjetër tentoi të grabisë një cift të moshuarish mbrëmjen e djeshme.  Policia bën me dije se i arrestuari është Eduard Ndoji, ndërsa në kërkim është shpallur personi tjetër që e shoqëronte. Dy personat janë përleshur me policinë në përpjekje për tu larguar nga shtëpia e të moshuarve. Dy grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e të moshuarve rreth orës 01:00.

 

 

 

MAPO

Edi Rama: Po reflektoj mbi propozimet për të kandiduar jashtë Qarkut të Tiranës

Postuar në 02 Maj, 2013 08:36

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Berisha: Të votojnë edhe emigrantët. Like-t në Facebook-un tim janë bërë gogol për opozitën

Postuar në 02 Maj, 2013 08:33

 

Kryeministri Sali Berisha e nisi mbledhjen e qeverisë duke folur për çështjen e votës së emigrantëve. Ai lexoi letrën e një emigranteje, që kërkonte të votonte.

Berisha tha se është Edi Rama ai që pengon votimin e emigrantëve.

“Qeveria është e gatshme të ofrojë votën online për emigrantët. Qeveria është e gatshme të mobilizojë çdo fond, të përshtatë çdo teknologji të sigurisë më të lartë që ekziston në mënyrë që vota e çdo qytetari të ketë peshën që meriton,” tha Berisha.

Zannier: Klimë tensioni para zgjedhjeve

Postuar në 02 Maj, 2013 08:32

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier është shprehur me doza të larta shqetësimi për klimën politike ku ndodhet Shqipëria, në prag të zgjedhjeve të 23 Qershorit. 

Në një prononcim për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, Zannier deklaroi se "jemi duke vëzhguar me shqetësim shenjat në rritje të ashpërsimit të dialogut politik. Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit politike në vend, Zannier jep parashikimin e tij për fushatën elektorale kur thotë se “ne presim një proces elektoral shumë konkurrues në një klimë jo të lehtë". 

Islami: S’kam ende ofertë nga PD, jam për thyerjen e tabuve

Postuar në 02 Maj, 2013 02:59

 

Ish-deputeti i PS: S’kam thënë t’u thyejmë kafkat demokratëve.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islamim shprehet se nuk ka ende një ofertë nga Partia Demokratike për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë një interviste në emisionin “Prizëm” të gazetarit Aleksandër Furxhi, ai thotë se nëse do të ketë një ofertë konkrete, do të marrë një vendim të minutave të fundit.

Berisha në Facebook: Goli i tretë i Bayern-it, mandati im i tretë...

Postuar në 02 Maj, 2013 02:57

 

Duket qartë se kryeministrit Sali Berisha tani mendja i punon vetëm për zgjedhjet. Aq sa ka arritur ta lidhë edhe golin e tretë të Bayern-it të Mynihut kundër Barcelonës me mandatin e tij të tretë fitues në zgjedhjet e qershorit 2013. “Miq, goli i tretë, mandati i tretë. Fitore! Sb”. Me këtë fjali ka mbyllur mbrëmjen e sotme në Facebook kryeministri, duke shkaktuar deri tani rreth 900 komente të ndryshme. Një përqasje të tillë Berisha bëri edhe me takimin me Papa Françeskun, duke thënë se “sa herë kam takuar papët në Vatikan, kam fituar zgjedhjet”   

Grupi i deputetëve,lista e PS, Rama paralajmëron ndryshime të mëdha

Postuar në 02 Maj, 2013 02:56

Një pjesë e konsiderueshme e depu-tetëve aktualë të Partisë Socialiste në shtator nuk do jenë më pjesë e Kuvendit. Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë vetë kryetari Edi Rama, se grupi nuk do kishte ndryshime të mëdha, dje ai ka konfirmuar të kundërtën. Duke folur ndoshta në mbledhjen e fundit të këtij grupi parlamentar, Rama teksa ka falenderuar deputetët e vet për gjithçka kanë bërë në këto 4 vite opozitë, ka bërë të ditur se për shkak të filozofisë së ndarjes së punëve të legjislativit nga ato të ekzekutivit, grupi i ardhshëm parla-mentar i kësaj force do pësojë ndry-shime të mëdha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara