Grupi i deputetëve,lista e PS, Rama paralajmëron ndryshime të mëdha

Postuar në 02 Maj, 2013 02:56

Një pjesë e konsiderueshme e depu-tetëve aktualë të Partisë Socialiste në shtator nuk do jenë më pjesë e Kuvendit. Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë vetë kryetari Edi Rama, se grupi nuk do kishte ndryshime të mëdha, dje ai ka konfirmuar të kundërtën. Duke folur ndoshta në mbledhjen e fundit të këtij grupi parlamentar, Rama teksa ka falenderuar deputetët e vet për gjithçka kanë bërë në këto 4 vite opozitë, ka bërë të ditur se për shkak të filozofisë së ndarjes së punëve të legjislativit nga ato të ekzekutivit, grupi i ardhshëm parla-mentar i kësaj force do pësojë ndry-shime të mëdha. Por për të shmangur çdo lloj përçarjeje nga qejfmbetjet e mundshme që mund të krijohen me këtë rast, Rama u ka kërkuar të zgjedhurve socialistë që të vënë interesat e partisë mbi interesat personale. “Duke treguar sot, në këtë moment dhe pikërisht në këtë çast, kur mbyllet një kapitull dhe hapet një kapitull i ri, kur mbaron mis-ioni i një grupi parlamentar dhe fillon misioni i një tjetër grupi parlamentar, që sigurisht në përbërjen e vet do të ketë shumë ndryshime, se ne jemi mbi çdo interes vetjak, mbi çdo klithmë të brend-shme për të vendosur vetveten mbi as-piratat dhe mbi interesat që mbron kjo forcë e madhe politike”, – tha Rama në fjalën e vet. Për Ramën këto janë zgjed-hjet më të rëndësishme që Shqipëria ka pasur pas atyre të vitit 1992. Dhe kjo pa-si, sipas tij, këto zgjedhje “do të vendo-sin nëse Shqipëria do të rilindë, apo do të vazhdojë në të tatëpjetën e rrënimit të mëtejshëm”. Por rilindja e Shqipërisë, sipas Ramës, dikton reforma të thella dhe ndaj ai ka vendosur që t’i aplikojë ato duke filluar që nga ndarja e punëve të legjislativit nga ato të ekzekutivit. “Me vetëdijen se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje jo për 4 vitet e ardhshme, por për një gjeneratë, si dhe me bindjen se programi ynë për Rilindjen dikton re-forma të thella rrënjësore dhe një parla-ment e një qeveri që duhet të bëjnë me pasion dhe fuqi të plotë punën e tyre, ne do ta ndajmë legjislativin nga ekzeku-tivi”, – tha Rama. Për kreun socialist “kjo ndarje do të rrisë numrin e protag-onistëve që do të udhëheqin Shqipërinë në rrugën e kalimit të reformave dhe të realizimit të programit tonë të Rilindjes, duke bërë që edhe numri i deputetëve që do të përfshihen në këtë fushatë për të kontribuar më tej në legjislativ apo në ekzekutiv, të jetë më i madh sesa numri i vendeve që do të fitojmë në 23 qershor”. Ndaj ai është përpjekur të qetësojë ata de-putetë që e ndjejnë veten jashtë listave, se në qeverisjen e ardhshme të socialistëve do të ketë vend dhe nevojë për të gjithë. “Në këtë grup janë zhvilluar dhe kon-soliduar profile të reja, krahas profileve të konsoliduara në vite të tëra jete parla-mentare. Nga ky grup do të dalë edhe skuadra fituese e 23 qershorit, ndërsa ndryshimet e natyrshme brenda tij sigur-isht që do të ndodhin, por nuk do të nxjer-rim jashtë rrugës së mëtejshme të PS-së pas 23 qershorit as edhe njërin. Gjithsecili do të marrë përgjegjësitë e veta të mëdha për të garantuar suksesin e mandatit qe-verisës që do të marrim nga shqiptarët në 23 qershor. Ky grup meriton të gjitha vlerësimet më të larta për çka ka bërë në këto katër vjet. Çdo pjesëtar i këtij grupi mbetet një kapital shumë i çmuar njerëzor i Partisë Socialiste për të udhëhequr ven-din në katër vitet e ardhshme”, – u shpreh Rama. Duke bërë bilancin e punës katërvjeçare të grupit, Rama teksa ka fal-enderuar deputetët e tij për punën dhe kontributin e dhënë, iu ka kërkuar atyre edhe ndjesë për gabimet që ai vetë mund të ketë bërë në marrëdhëniet me ta. Më tej ai ka shprehur se ngjarja e 21 janarit mbetet amaneti që duhet zbardhur në qe-verisjen e ardhshme. “Kemi humbur njerëz, si të ishim në një fushë lufte me një armik, jo në një vend pluralist përballë një kundërshtari politik. 21 janari mbetet am-aneti i madh i këtij 4-vjeçari në opozitë dhe një prej synimeve tona madhore për dre-jtësi gjatë 4-vjeçarit tjetër në qeverisje”, – u shpreh Rama.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.