Berisha: Të votojnë edhe emigrantët. Like-t në Facebook-un tim janë bërë gogol për opozitën

Postuar në 02 Maj, 2013 08:33

 

Kryeministri Sali Berisha e nisi mbledhjen e qeverisë duke folur për çështjen e votës së emigrantëve. Ai lexoi letrën e një emigranteje, që kërkonte të votonte.

Berisha tha se është Edi Rama ai që pengon votimin e emigrantëve.

“Qeveria është e gatshme të ofrojë votën online për emigrantët. Qeveria është e gatshme të mobilizojë çdo fond, të përshtatë çdo teknologji të sigurisë më të lartë që ekziston në mënyrë që vota e çdo qytetari të ketë peshën që meriton,” tha Berisha.

“Por kjo nuk u pranua nga opozita, siç nuk u pranua votimi i 16- vjeçarëve. Nëse do kishte një komb që i takon të hapë dyert e qendrave të votimit për 16- vjeçarët, ky është kombi shqiptar,” vijoi kryeministri.

Berisha madje tha se adoleshentët janë ndjekësit e tij më të mëdhenj në Facebook, pasi janë shumë të pasionuar pas teknologjisë.

“Është e dhimbshme, pasi likes-at në Facebook-un tim i janë bërë një lloj gogoli që e tremb opozitën nga vota e 16- vjeçarëve.

Kjo mund të jetë shumë kundërproduktive për opozitën, pasi duke i penguar ata, nuk mund të pengosh prindërit e tyre, vëllezërit e motrat e tyre më të mëdhenj, pasi ata nuk janë dakord që 16- vjeçarët të mos votojnë,” tha Berisha./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.