Arkiv-Lajme të përditësuara
Atentat në Laç, ekzekutohet 25-vjeçari ditën e lirimit nga burgu
Një 25-vjeçar nga Laçi ekzekutohet në ditën e parë të lirisë, ndërsa një person i dytë plagoset në qendër të qytetit. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme dhe sipas policisë, ka pasur si motiv larjen e hesapeve. Burime të policisë thanë se atentati ndodhi rreth orës 20:10 minuta pranë shkollës së Sanxhakut, ndërsa një person ka hapur zjarr në drejtim të dy të rinjve. Objekti i këtij atentati ka qenë Besart Ndreu, një 25-vjeçar i sapoliruar nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për një plagosje.
Wollfarth: Partitë të dialogojnë, KQZ duhet të jetë e plotë dhe e besueshme
Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Eugen Wollfath u ka bërë thirrje partive politike që të nisin dialogun për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit që është krijuar në KQZ pas largimit të tre anëtarëve të opozitës.
Në një prononcim për mediat ditën e sotme, Wollfath u shpreh se partitë duhet të nisin bisedimet intensive për ta rikthyer të plotë KQZ e cila aktualisht funksionon vetëm me 4 përfaqësuesit e mazhorancës. Ai ka theksuar se eshte me rendesi te vecante qe KQZ te jete e besueshme.
Ministrat e PD do të udhëheqin listat në 12 qarqe
Meqë listat e kandidatëve për deputetë vazhdojnë të mbeten sekret në të dy kampet, gazeta Panorama ka hulumtuar dhe ka zbuluar se ministrat e Partisë Demokratike do të udhëheqin listat në 12 qarqe.
Kështu, sipas Panoramës, Sali Berisha do të udhëheqë listën në Tiranë, Jozefina Topalli në Shkodër, Astrit Patozi në Vlorë, Sokol Olldashi në Fier, Ridvan Bode në Korçë, Flamur Noka në Kukës, Myqerem Tafaj në Dibër, Eduard Halimi në Durrës, Arben Imami në Elbasan, Genc Pollo në Berat dhe Genc Ruli në Gjirokastër.
PRAPË NË BRUKSEL, PËR IMPLEMENTIMIN E MARRËVESHJES
Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic do të duhet të ulen sërish përballë njëri-tjetrit në javën e tretë të majit. Kësaj radhe për të nënshkruar implementimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha për Express se kjo është çështje prioritare për Prishtinën.
Baronesha Catherine Ashton pritet t’i bëjë bashkë sërish kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic. Kësaj radhe për të dhënë inicialet e tyre edhe në dokumentin për implementimin e marrëveshjes së ashtuquajtur historike mes shteteve të tyre.
KAH, debat për Shqipërinë
Komitetit amerikan i Helsinkit do të zhvillojë një mbledhje të posaçme për Shqipërine më 6 Maj. Në faqen e internetit të organizmit, që njihet si Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, paraqitet paraprakisht situata aktuale në Shqipëri.
“Pavarësisht progresit, Shqiperia vazhdon të luftojë për ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshirë edhe respektimin e ligjit”, thuhet në njoftimin online.
Meta: Fitore edhe për të mirën e Sali Berishës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndodhet në Vlorë në një takim me një sallë të mbushur me mbështetës të kësaj force politike.Nga qyteti i Vlorës, Meta komentoi zhvillimet e Kuvendit në lidhje me komisionin hetimor.
PS: Berisha detyroi gratë të shkojnë në Elbasan. Ja provat
Partia Socialiste tha sot se Kryeministri Sali Berisha me anë të presioneve për vendin e punës detyroi gra dhe vajza të marrin rrugën për Elbasan për ta dëgjuar atë.
Kandidati i PS-së në Peqin, Alfred Peza ka dokumentuar këtë nëpërmjet disa fotografive, të cilat i ka bërë publike nëpërmjet faqes së tij në Facebook.
“Eshtë e turpshme, që pikërisht në këtë javë, e pikerisht në emër të barazisë e emancipimit, Sali Berisha detyron me anë të presioneve për vendin e punës këto gra e vajza të marrin rrugën për Elbasan për të dëgjuar kryeministrin në ikje.”
Laç, vritet në atentat 25-vjeçari i sapo dalë nga burgu, plagoset shoku i tij
Një i ri ka rënë pre e një atentati me armë zjarri sapo ka dal nga burgu. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:10 pranë shkollës së Sanxhakut, Laç, ndërsa një person ende I paidentifikuar nga policia ka hapur zjarr në drejtim të dy të rinjve. Paraprakisht mësohet se 25-vjeçari Besart Ndreu ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak në kryeqytet, ndërsa shoku i tij, 22-vjeçari Klenti Bajrkatari ndodhet nën kujdesin mjekësorë.
Nacionalistët shqiptarë përçahen përpara zgjedhjeve
Zyrtarët kryesorë të Aleancës nacionaliste Kuq e Zi, janë larguar nga partia, duke akuzuar liderin Kreshnik Spahiu se ka injoruar mendimet e tyre, dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare
Nga Besar Likmeta, BIRN
“Spahiu nuk po vepron sipas interesave kombëtare, por më shumë sipas interesave personale,” tha Dashamir Uruçi, Sekretar për Çështjet Ekonomike në parti, duke deklaruar të hënën dorëheqjen.
Ngrihet komisioni hetimor për "Vjenën"
Parlamenti miratoi pa praninë e opozitës në sallë ngritjen e Komisionit Hetimor për atë që demokratët quajnë incidenti i 24 prillit në Akademinë Diplomatike në Vjenë mes kreut të opozites Edi Rama dhe Egin Cekes, ambasadorit shqiptar në OSBE.
Ngritja e Komisionit Hetimor per kryetarin e opozites ka marre 71 vota pro te deputeteve demokrate, PDIU-se, ish-deputetëve të PS Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani.