Laç, vritet në atentat 25-vjeçari i sapo dalë nga burgu, plagoset shoku i tij

Postuar në 29 Prill, 2013 14:17

 

Një i ri ka rënë pre e një atentati me armë zjarri sapo ka dal nga burgu. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:10 pranë shkollës së Sanxhakut, Laç, ndërsa një person ende I paidentifikuar nga policia ka hapur zjarr në drejtim të dy të rinjve. Paraprakisht mësohet se 25-vjeçari Besart Ndreu ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak në kryeqytet, ndërsa shoku i tij, 22-vjeçari Klenti Bajrkatari ndodhet nën kujdesin mjekësorë.

Sipas policisë, dyshohet se viktima ka qenë shënjestra e atentatit. Ndreu gëzonte sot ditën e parë të lirisë, pasi kishte dalë nga burgu, ku vuante dënimin për plagosje.

Policia ndërkaq ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për identifikimin e kapjen e autorit të atentatit. Mësohet se hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.