Ministrat e PD do të udhëheqin listat në 12 qarqe

Postuar në 30 Prill, 2013 04:55

 

Meqë listat e kandidatëve për deputetë vazhdojnë të mbeten sekret në të dy kampet, gazeta Panorama ka hulumtuar dhe ka zbuluar se ministrat e Partisë Demokratike do të udhëheqin listat në 12 qarqe.

Kështu, sipas Panoramës, Sali Berisha do të udhëheqë listën në Tiranë, Jozefina Topalli në Shkodër, Astrit Patozi në Vlorë, Sokol Olldashi në Fier, Ridvan Bode në Korçë, Flamur Noka në Kukës, Myqerem Tafaj në Dibër, Eduard Halimi në Durrës, Arben Imami në Elbasan, Genc Pollo në Berat dhe Genc Ruli në Gjirokastër.

Ndërkohë në Lezhë akoma nuk është vendosur nëse lista do udhëhiqet nga Aldo Bumçi apo Majlinda Bregu./ep

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.