Arkiv-Lajme të përditësuara
FRIKË NË LDK
Isa Mustafa ka filluar ditëve të fundit t’i bëjë disa investime të vogla në Prishtinë. Kjo, sipas partive opozitare, është shenjë se LDK po frikohet se do ta humb këtë vjeshtë primatin në kryeqytet, pas 13 vjet dominimi të plotë.
Greqi, përplasen dy anije mallrash
Dy anije mallrash janë përplasur në det të hapur në ujërat e Greqisë, 78 milje në jug të Peloponezit.
Janë shpallur të humbur 10 marinarë dhe kanë nisur operacionet e kërkimit.
Nga përplasja, anija “Piri Reis” është mbytur menjëherë.
Forcat e shpëtimit dhe helikopterë të rojes bregdetare ndodhen në vendin ku u përplasën anijet.
TOP CHANNEL
Jahjaga: Kosova nuk e lejon referendumin serb
Serbia nuk mund të organizojë referendum brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Kjo është përgjigja që presidentja Atifete Jahjaga, ka transmetuar përmes zëdhënësit të saj Arbër Vllahiu, pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, se nëse është e nevojshme për marrëveshjen e Brukselit do të organizohet edhe referendumi, duke përfshirë edhe territorin e Kosovës.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vllahiu ka thënë se asnjë shtet tjetër përveç Kosovës nuk mund të organizojë referendum në territorin e Republikës.
Berisha në Durrës: Deri më 20 qershor shtrojmë 400 km rrugë. Rama, i tmerruar
Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm sot në përurimin e rrugës Shën Vlash-Katund i Ri në Durrës. Në fjalën e tij ai premtoi se deri më 20 qershor, qeveria do të inagurojë edhe 400 km rrugë të reja.
“Jam këtu para jush për tu premtuar kryetarëve tuaj për tu dhënë fjalën se qeveria do mbështesë çdo projekt për një urbanizim të shkëlqyer, për të bërë që ju banorët e këtyre zonave të keni infrastrukturë të njejtë me lagjet e qyteteve tona.
Rojet e fshatit turistik në Kakome trafikonin drogë me skafe italiane
Dosja e Krimeve të Rënda për sekuestrimin e 2.1 tonëve kanabis Lazarati në Vlorë
Moratoriumi i vendosur nga shteti ynë duket se nuk ka penguar trafikantët për të kaluar drogën matanë detit, por thjesht ka ndryshuar mekanizmi. Kështu mësohet se ka ndodhur të paktën me një grup prej gjashtë personash, të cilët në pamundësi për të pasur skafe për të trafikuar drogën, i porosisnin skafet nga Italia për këtë transport. Kjo mësohet nga dosja e grupit kriminal, i cili është vënë nën akuzë nga Prokuroria për Krimet e Rënda për trafikun e 2.1 tonëve hashash të marrë në Lazarat.
Majko i përgjigjiet Olldashit: “Mua më pëlqen mishi i qengjit! Edhe kur mendon se është bërë dash!”
Kriza godet fasonët
Kriza në vendet fqinje po godet gjithnjë e më fort biznesin shqiptar të fasonëve. Rënia e fuqisë blerëse në Itali e Greqi, dy vendet që zënë peshën kryesore në totalin e porosive, ka reduktuar ndjeshëm numrin e kontratave me firmat shqiptare, ndërsa pagesat për punët e kryera vonohen deri në 120 ditë.
Fier, grabitet me armë argjendaria, goditet shitësi
FIER- Një argjendari është grabitur sot nga persona të armatosur në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 minuta në një argjendari pranë Xhamisë së qytetit.
Sipas policisë, kanë qenë tre persona, të armatosur dhe maskuar, të cilët kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Shitësi mësohet se është goditur nga grabitësit me qytën e automatikut. Forca të shumta ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punohet intensivisht për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve të kësaj grabitje.
“Spahiu kërkoi 100 mijë euro për të na bërë deputetë”
-Ish-Sekretari për Çështjet Shëndetësisë në AK-së, profesor Agim Koçillari, gjatë një interviste për gazetën ‘Shekulli’ ka deklaruar se Kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu gjatë një mbledhjeje me anëtarët e Sekretariatit të partisë iu ka kërkuar nga 100 mijë euro secilit për t’i futur në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Pse u larguat nga Aleanca Kuqe Zi, Profesor Koçillari?
Berisha me gratë sipërmarrëse në Durrës, akuza bashkisë së majtë për taksa të larta: Mos i paguani
Në një takim me gratë biznesmene, manaxhere dhe sipërmarrëse të Durrësit, kryeministri Berisha premtoi mbështetjen e shtetit në luftën për barazi gjinore, ndërsa për herë të parë në këtë fushatë sugjeroi ndërhyrjen e qeverisë për ndryshimin e taksave vendore.
”Pjesa më e madhe e ekselencave janë gratë, ndaj është e domosdoshme që të ngushtohet gjithmonë e më shumë barazia gjinore. Aktualisht, diferenca e pagave ka zbritur në 17,7%, por duhet të vazhdojë puna për ta reduktuar këtë hendek edhe më shumë”, deklaroi kryeministri Berisha.