Arkiv-Lajme të përditësuara

Katër parti aleate të PS-së padisin KQZ-në në Kolegj

Postuar në 26 Prill, 2013 09:40

 

-Teksa fokusi i debatit politik është përqendruar në përbërjen dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një tjetër betejë po zhvillohet midis mazhorancës dhe opozitës. Katër parti të majta ankohen për KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor. Ato vazhdojnë betejën ligjore për regjistrimin në zgjedhje, pasi KQZ i ka refuzuar duke i lënë jashtë garës. Shqyrtimi i të gjitha çështjeve është lënë për sot, pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Meta: Konsesus mes palëve për të zgjidhur situatën e KQZ-së

Postuar në 26 Prill, 2013 09:39

Konsesusi dhe rivendosja e besimit  është zgjidhja e vetme për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deklaroi Kryetari i LSI-së Ilir Meta .“Aktualisht kemi një situatë të papranueshme, përgjegjësia është drejtpërdrejt e mazhorancës e cila dhunoi Kushtetutën e Kodin zgjedhor dhe KQZ. Zgjidhja e vetme është rivendosja e besimit dhe konsensusit mes dy forcave që kanë bërë kodin. Dihet kush e prishi konsensusin në mënyrë të njëanshme dhe brutale. Zgjidhja e njëanshme nuk është zgjidhje për ne. Është me rëndësi rivendosja e besimit dhe konsensusit.

Fotot e Nokës me shoferin e Frrokut, MB: Trillim, do ngre padi për Saimir Tahirin

Postuar në 26 Prill, 2013 09:38

 

Ministria e Brendshme ka reaguar pas publikimit të fotove të ministrit Flamur Noka me shoferin e Arben Frrokut, të akuzuarit për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj duke e quajtur trillimin e radhës të shpifësit me pagesë, Saimir Tahiri. “Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, deklaron me përgjegjësi të plotë individuale dhe institucionale se në fotot e bëra publike, asnjë nga personat prezent në këtë takim, nuk kanë kurrfarë lidhjeje me individët e stisur nga shpifësi Tahiri, me të cilët kupola e krimit në Partinë Socialiste, ka pranuar publikisht se ka lidhje politike dhe biznesi.

Nuk sosin vrasjet, ekzekutohet për shkaqe pronësie një 18- vjeçare në Tropojë

Postuar në 26 Prill, 2013 09:37

 

Dy vrasje e një plagosje ishte bilanci i ditës së djeshme. Tre vrasje është bilanci i ditës së sotme.

Jo nuk është Siria, as Afganistani, është Shqipëria e Sali Berisha dhe Flamur Nokës.

Një vajzë 18- vjeçare, e quajtur Gjyste Paplekaj është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Lekbibaj të Tropojës.

Ajo është qëlluar për vdekje nga Fran Paplekaj. Mësohet se autori i krimit e ka qëlluar 18- vjeçaren me armën e shërbimit, pasi ishte polic.

Pas krimit, polici rrugor është vetëdorëzuar në polici.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

PD: Hetim parlamentar Ramës

Postuar në 26 Prill, 2013 09:36

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e fakteve, rrethanave dhe pergjegjesive te asaj qe e quajne incident ne Akademine Diplomatike të Vjenës mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit shqiptar, Egin Ceka. 

Llalla: Vijojnë hetimet për pallatin e Linda Ramës

Postuar në 26 Prill, 2013 02:17

 

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara për një vizitë pune, gjatë së cilës është takuar me zyrtarë të lartë të amerikanë të rendit e të ligjit. Llallaka qene i ftuar për një bisedë në studion e Zerit te Amerikes.

Intervista e plotë

“Egin Ceka kapi për mënge Edi Ramën dhe e ofendoi”

Postuar në 26 Prill, 2013 02:16

 

Vritet në atentat ish-boksieri Adrian Levanti, të dyshuar dy persona

Postuar në 26 Prill, 2013 02:15

 

Vritet në atentat ish-boksieri, Adrian Levanti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re”, në kryeqytet, pak pas mesnatës, duke u gdhirë dita e premt.

Sekretari i Shtetit austriak, Schieder: Pres me gëzim suksesin e Edi Ramës në zgjedhje

Postuar në 26 Prill, 2013 02:13

 

Gjatë vizitës së tij në Vjenë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar takim me Ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatori Rudolf Hundsdorfer. Në këtë takim kryetari Rama e njohu Hundsdorfer me programin e Partisë Socialiste për një Rilindje Shqiptare, me një nga angazhimet themelorë të këtij programi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, për ringritjen e sistemit të arsimit profesional.

Po ashtu një takim Kryetari Rama ka zhvilluar me Andreas Schieder, Sekretar i Shtetit në Ministrinë Federale të Financave.

ZGJEDHJET LOKALE NË FUND TË SHTATORIT

Postuar në 26 Prill, 2013 02:12

 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dy data para vetes për zgjedhjet lokale, 22 dhe 29 shtatorin. Vendimin për këtë, ajo pritet ta marrë në gjysmën e muajit maj. Partitë politike tashmë janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në vjeshtën e hershme të këtij viti.

Vetëm edhe pesë muaj u kanë mbetur kryetarëve aktualë të komunave të përfundojnë mandatin e tyre katërvjeçar, të fituar në zgjedhjet lokale, të vjeshtës së vitit 2009.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara