Arkiv-Lajme të përditësuara
PS: Berisha reflekto për KQZ-në
Në një kohë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke funksionuar vetëm me katër anëtarët e propozuar nga maxhoranca PS dhe kur po forcohen paralajmërimet e ndërkombëtarëve, se pa KQZ-në e plotësuar nuk mund të ketë zgjedhje, Partisë Socialiste shprehu gadishmërinë për gjetjen e një zgjidhje për të garantuar besueshmërinë e zgjedhjeve.
Vendi vakant në KLD, Ligjet shqyrtojnë kandidaturën e PD. Majko: Kandidaturë politike
TIRANE- Opozita shprehet kunder kandidatures se PD-se, per vendin vakant ne Keshillin e Larte te Drejtesise, i cili u votua sot vetem me votat e maxhorances.
Ne mbledhjen e sotme te Komisionit te Ligjeve, beri prezantimin kandidati i propozuar nga maxhoranca per vendin bosh ne KLD, Lulzim Lelcaj dhe me pas ai kaloi per votim.
Nderkohe deputeti socialist Pandeli Majko ka thene se ai nuk percakton kriteret, nderkohe qe shtoi se duket qartazi se eshte nje kandidature politike.
PANORAMA
KQZ të rikonstruktohet, të jetë e pavarur
Aleksandër Arvizu/Ambasadori i SHBA
-KQZ dhe presidenti nuk janë të pavarur. Ky është vlerësimi i Ambasadorit Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në “5 pyetje nga Babaramo”, nën drejtimin e drejtorit të Tv A1REPORT! Ilir Babaramo. Ai ka folur edhe për 21 janarin, për raportet me Berishën dhe rolin e Podestës në SHBA.
Do doja ta nisim bisedën nga raporti i DASH për gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Shqipëria ka bërë hapa para apo hapa pas?
Qeveria garanton buxhetin deri më 2015, 1 mld USD kredi e papërdorur
PS zgjeron koalicionin me Aleancën Popullore të çamëve dhe PAD të Zef Bushatit
Kreu i PS, Edi Rama zyrtarizoi mbrëmjen e sotme bashkëpunimin për koalicion parazgjedhor me partinë çame, Aleanca Popullore.
Në fjalën e tij gjatë këtij prezantimi Rama iu referua koalicionit të djathtë të zyrtarizuar mbrëmjen e sotme nga Partia Demokratike, ‘Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim’, të cilin e cilësoi si një qendër grumbullimi mbeturinash politike.
Zhduken 61 piktura, vetëm dy vjet burg ish -drejtorit të galerisë
Pas rreth një viti nga zbulimi i skandalit të zhdukjes së pikturave nga galleria “Guri Madhi” në Korçë , Prokuroria kërkon dënim për ish –drejtorin Vladimir Topi.
Mes 61 veprape të zhdukura, 27 prej tyre i përkasin piktorit të madh Vangjush Mio. Sipas Prokurorisë së Korçës , ish- drejtori i qendrës kulturore duhet të dënohet me dy vite burg dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të profesioneve publike apo si drejtues.
LOJË E AAK’SË
Partia e Isa Mustafës po e sheh largimin e AAK’së nga Komisioni për Reformë Zgjedhore si lojë të Ramush Haradinajt, në dëm të reformave zgjedhore dhe kushtetuese. Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova ka thënë se Haradinaj e ka bërë këtë veprim për të ndrequr pazaret me Liderin e PDK’së, Hashim Thaçi. Sipas Rugovës gjithçka është në kuadër të planeve që Haradinaj të bëhet Kryeministër e Thaçi President.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova e ka parë si lojë politike të Ramush Haradinajt largimin e AAK’së nga Komisioni për Reformë Zgjedhore.
Konflikti për pronën, përleshje me policinë, 2 banorë rëndë në spital
Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, ish-shoferi i kryekomisar Tahirajt refuzon të dëshmojë
Fatmir Hoxha, ish-shoferi i kryekomisarit të vrarë vjeshtën e kaluar në Katund-Sukth refuzoi të flasë para Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi sipas tij ai është për vetë i pandehur.
Berisha, politikë me nxënësit: Serbia po hyn në BE, ndërsa ne jo, për fajt të Edi Ramës
Kryeministri Berisha ka qenë gjatë ditës së sotme në shkollën “Ibrahim Hasmema” në Petrelë, ku ka zhvilluar një “bashkëbisedim” me nxënësit. Berisha, ashtu si në çdo takim, nuk i ka shpëtuar dot politikës dhe akuzave ndaj kryesocialistit Rama. Sipas Berishës, ndërsa Serbia është gati të hyjë në BE, Shqipëria nuk e ka mundësi, për faj të Edi Ramës.