Konflikti për pronën, përleshje me policinë, 2 banorë rëndë në spital

Tiranë-Vijon përplasja mes banorëve dhe policisë në godinën 3 katëshe pranë shkollës Petro Nini, rruga "Margarita Tutulani" në Tiranë. Banorët kanë tentuar rreth orëve të mbrëmjes të hyjnë me forcë në godinën nga ku i nxorën, por kanë hasur në rezistencën e policisë private. Në konfrontim e sipër dy persona kanë shfaqur probleme me shëndetin dhe janë transportuar menjëherë me ambulancë në spital, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka tentuar që të nxjerrë jashtë ndërtesës familjet e ngujuara brenda. 2 familje po bëjnë rezistencë ndërkohë që forcat e policisë kanë larguar nga godina banorët e tjerë. Policia ka shoqëruar në komisariat edhe 2 banorë të banesës, të cilët janë konfrontuar me ta.
Nxjerrja jashtë nga shtëpia e 13 familjeve ka shkaktuar përplasje të dhunshme mes banorëve dhe policisë private.Në meditë u regjistruan përplasje të dhunshme deri në të shtëna në ajër nga policia private. Pamjet e TVA1 REPORT tregojnë përplasjen fizike mes banorëve dhe policisë private. Situata për disa minuta ka qenë tepër e rëndë.
Konfrontimi
Disa punonjës të policisë private ishin vendosur tek dera dhe nuk lejonin banorët të hynin në godinë dhe që kërkonin të largoheshin. Situatë për disa minuta ka qenë tepër e rëndë, kur burra e gra shtyhen me policinë private dhe konflikti kalon në përleshje fizike. Në një moment një polic qëllon me pistoletë në ajër dhe ua drejton banorëve. Më pas drejton pistoletën në drejtim të banorëve të cilët dalin jashtë.
Një e shtënë e tillë mund të shkaktonte ndonjë viktimë por fatmirësisht nuk ka ndodhur. Nga kjo përleshje ka pasur dhe të lënduar, dhe një nga banorët është shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë, deputetë të PS-së kërkuan të takojnë banorët. Deputeti Saimir Tahiri u bllokua nga policia edhe me fjalët: “Të këpus qafën”. Ndërsa Tahiri u përgjigj: “Je fiks drejtuesi i sotëm të policisë. Të të vijë zor para njerëzve”.
SHEKULLI
Add new comment