Arkiv-Lajme të përditësuara

EDHE QEVERIA E SERBISË E MIRATOI MARRËVESHJEN

Postuar në 22 Prill, 2013 03:36

 

(E plotësuar ne orën 10:25) Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka dhënë njëzëri pëlqimin, në fakt e ka miratuar, firmosjen e tekstit të propozim- marrëveshjes me Prishtinën, dhe të gjitha partitë në pushtet e kanë mbështetur arritjen e marrëveshjes dhe ky vendim i është dërguar menjëherë Catherine Ashton, Kjo e fundit do t’i njoftojë anëtarët e Këshillit të Ministrave të BE me rrjedhën dhe epilogun e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

PS shpalos politikën e jashtme

Postuar në 22 Prill, 2013 03:34

Duke shpalosur programin për politikën e jashtme, përpara ambasadorëve të akredituar në Tiranë, kryesocialisti Rama e vuri theksin te marrëveshja historike, siç ai e quajti, mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Historia e asaj pjese të tokës shqiptare që quhet Kosovë, por edhe historia e sotme e shqiptarëve në këtë rajon është historia e një ndryshimi rrënjësor, e një përmbysjeje të rendit të gjërave dhe një rivendosje mbresëlënëse të hatashme në vendin e vet, të një të drejte historike të mohuar për shumë e shumë kohë”, deklaroi Rama.

Avokatit të Popullit vlerëson raportin e DASH

Postuar në 21 Prill, 2013 13:23

 

TIRANE- Institucioni i Avokatit të Popullit ka vlerësuar raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke e cilësuar atë një vlerësim real të gjendjes së këtyre të drejtave. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zyra e Avokatit të Popullit shprehet se e vlerëson këtë raport si një dokument pune shumë të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut

Takimi me biznesmenë të rinj, Berisha: 2012-ta, vit i vështirë. Rama vuri taksë edhe për tabelat

Postuar në 21 Prill, 2013 13:22

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, organizoi një tryezë bashkëbisedimi me biznesmenë të rinj ditën e sotme. Në fjalën e tij, Berisha ndër të tjera pranoi se viti 2012 ishte një vit i vështirë për biznesin. 

"Kriza në Evropë do vazhdojë, është shumëplanëshe, është krizë e euros, e cila siç rezulton është themeluar mbi parime jo të drejta. 

Do ta kapërcejë Evropa, por do duhet kohë. Ne do të bëjmë gjithçka, që nëse nuk ramë në recension, të nxisim rritjen ekonomike.

Bumçi nga foltorja e Ministrisë së Jashtme: Rama, bllokoi integrimin. Majko: Deklarime të tilla nuk kanë të bëjnëme politikën e jashtme

Postuar në 21 Prill, 2013 13:21

 

Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi, ka akuzuar kreun e opozitës Edi Rama se ka bllokuar procesin e integrimit të vendit në BE. Bumçi ka shfrytëzuar foltoren e ministrisë për të lëshuar akuza publike për kryesocialistin Rama, duke e cilësuar si i vetmi kryetar opozite, që ka bllokuar dhe bërë lloj-lloj akrobacish për të penguar liberalizimin e vizave për shqiptarët.

Berisha flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe thotë: Zoti e ruajtë Shqipërinë nga Rama

Postuar në 21 Prill, 2013 13:20

 

Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë për ndjekësit e tij në Facebook, një mesazh për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Në fund të këtij mesazhi, edhe pse pa asnjë lidhje, ai ka përmendur edhe kryesocialistin Rama, duke thënë se ka bllokuar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Sipas Berishës, Zoti duhet ta rruajë Shqipërinë nga njerëz si Rama.

PD riaktivizon akuzat ndaj Ramës

Postuar në 21 Prill, 2013 13:18

Përmes zëdhënëses, Partia Demokratike riaktivizoi akuzat ndaj liderit të opozitës, Edi Rama. Selia blu tha se qytetarët presin përgjigje për lejen, që Rama i ka dhënë bashkëshortes, për ndërtimin e pallatit në Tiranë, si edhe për shtëpinë, që po ndërton në zonën e Dajtit. 

KQZ, jep dorëheqjen edhe i propozuari i PBDNJ

Postuar në 21 Prill, 2013 08:37

 

TIRANE- Pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste, Denar Biba dhe Albana Shtylla, i propozuari i PBDNJ-së, Jani Jani, ka deklaruar sot vendimin e tij për të ndjekur rrugën e kolegëve, dorëheqjen.

Vetëm pak ditë më parë, Jani Jani deklaroi vendimin e tij për të ngrirë veprimtarinë e tij formale në KQZ.

Siç theksohet ne letren e tij te doreheqjes, per dijeni edhe te Kuvendit te Shqiperise, vendimi vjen në shenjë solidariteti me kolegët Ilirjan Muho, Denar Biba dhe Albana Shtylla.

 

PANORAMA

PDIU vendos të hyjë në koalicion parazgjedhor me PD. Idrizi negociator i marrëveshjes

Postuar në 21 Prill, 2013 08:35

 

Tiranë-PDIU vendos të hyjë në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike. Vendimi u mor sot nga kryesia e PDIU-së e cila autorizoi kryetarin e partisë Shpëtim Idrizi që të nisë negociatat për zgjedhjet e 23 qershorit. 

Skandali, Austria sjell mostrat e të dyshuarve

Postuar në 21 Prill, 2013 08:34

 

Pas lindjes së fëmijës së Florije Pecit, do të bëhet analiza e ADN-së. E aksidentuara e Himarës kthehet në Librazhd

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara