Arkiv-Lajme të përditësuara

PS zyrtarizon koalicionin me partitë e vogla, mungon Gjinushi e Milo

Postuar në 19 Prill, 2013 15:21

 

Partia Socialiste ka formalizuar sot marrëveshjen parazgjedhore me partitë e vogla të majta. Partitë të cilat kanë pranuar ftesën e socialistëve për koalicion kanë nëshkruar mesditën e sotme në ambientet e selisë rozë marrëveshjen.

Disa javë më parë LSI pranoi ftesën e PS për koalicion parazgjedhor, ndërkohë që nuk dihet ende nëse Aleanca Kuq e zi apo PBDNJ do të bashkëpunojnë me PS në marrëveshjen parazgjedhore, ndërsa FRD deri më tani ka dalë me qëndrimin se do të garojë e vetme më 23 qershor.

Flamuri: Kemi sekuestruar 28 milion euro nga krimi për 4 vjet (po janë zhdukur 1.3 miliard USD këto vite)

Postuar në 19 Prill, 2013 15:19

 

Flamur Noka ka deklaruar se për 4 vjet janë sekuestruar rreth 28 milion euro të aseteve të krimit të organizuar, ndërkohë që pak kohë më parë organizata “Global Financial Integrity”, në raportin e saj bënte me dije se  elita e korruptuar shqiptare ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria.

Ministri i Brendshëm ka përmendur sukseset e institucionit të tij ,teksa ka folur për luftën kundër krimit financiar. Duke përmendur disa statistika të sekuestrimit të aseteve të grupeve kriminale, Noka e ka konsideruar këtë si një arritje të strukturave që ai drejton.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Postuar në 19 Prill, 2013 15:18

Në Bruksel është arritur të premten marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Brukseli. 

Lajmi është konfirmuar nga ministrja kosovare e Integrimit, Vlora Çitaku, përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Twitter. 

"And the white smoke is out! Habemus pactum! Happy", ka shkruar Çitaku, që e përkthyer do të thotë: "Doli tymi i bardhë, kemi marrëveshje. E lumtur". 

Të dyshuarit si autorë të masakrës së Bostonit, vëllezër. Vritet 26 vjeçari, në kërkim 19 vjeçari

Postuar në 19 Prill, 2013 09:16

 

Autoret e dyshuar te masakres se Bostonit jane vellezer dhe mendohet se jane rus, nga Cecenia, e qe kane jetuar se paku 1 vit ne SHBA.

Pas nje shkembimi zjarri me forcat e policise ka mbetur i vrare nje nga të dyshuarit për masakrën e Bostonit, nderkohe qe tjetri eshte ne arrati e ne kerkim policor.

Sipas Daily Mail mesohet se terroristi, i etiketuar si i dyshuari 1 e me pas identifikuar si Tamerlan Tsarnaev, 26 vjec ka vdekur në spital, ndërkohë që një polic mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit në kampusin e të famshmit universitet MIT.

Rama reagon për Ndrecën: “O President, mos harro Sashenkën”

Postuar në 19 Prill, 2013 09:15

 

Tiranë-Kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Presidentit Bujar Nishani, për të dekretuar  Tom Ndrecën, anëtar të Gjykatës së Lartë.  Në një postim në rrjetin e tij social Twitter, Rama i kujton kreut të shtetit se duhet të shpërblejë edhe gjyqtaren që drejtoi proçesin e Bashkisë së Tiranës.

 

Nishani dekreton 2 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza e Tom Ndreca

Postuar në 19 Prill, 2013 09:13

 

Presidenti Nishani ka dekretuar dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Dy emrat e propozuar për vendet vakante në Gjykatën e lartë janë Admir Thanza, i cili  ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Tom Ndreca, që vjen nga Gjykata e Apelit dhe njihet si personi që ‘i dha’ fitoren Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës në zgjdhjet e fundit lokale.

Llalla: Serbia s’do lejohet të hetojë në Shqipëri. S’flas për 21 janarin dhe Gërdecin, janë në proces gjyqësor

Postuar në 19 Prill, 2013 09:11

 

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, tha se Serbia nuk do të lejohet të hetojë në Shqipëri për luftën çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, gjatë hetimeve që kanë bërë hetuesit ndërkombëtarë, lidhur me dyshimet e ngritura për trafik organesh apo trafiqe të tjera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk u provua ose nuk rezultoi se ekzistonte një fakt i tillë në territorin e Shqipërisë.

 

Shqipëria, në turbulencë politike

Postuar në 19 Prill, 2013 09:09

Dy raporterët e Këshillit të Europës, britaniku Jonathan Evans dhe moldavi Grigore Petrenco, në përfundim të vizitës së tyre faktmbledhëse në Tiranë shprehën shqetësim për atë që e quajtën turbulencë politike, pas zhvillimeve që lidhen me KQZ-në. 

KQZ mblidhet sot me 4 anëtarë, në diskutim disa projekt-vendime

Postuar në 19 Prill, 2013 03:42

 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet mesditen e sotme ne mbledhjen e radhes per shqyrtimin e nje sere projekt vendimesh.

Mbledhja njoftohet se do te zhvillohet pavaresisht situates se krijuar ne KQZ me doreheqjen e nenkryetarit Biba, anetares se propopozura nga PS, Albana Shtylla dhe deklaraten per ngrirjen e veprimtarise nga perfaqesuesi i PBDNJ, Jani Jani.

"Rikompozimi nuk është zëvendësim emrash në KQZ"

Postuar në 19 Prill, 2013 03:41

 

Pas kalimit të LSI-së në koalicion me Partinë Socialiste, ka ardhur dhe hakmarrja e dytë e mazhorancës e cila ka shkrirë grupin parlamentar të kësaj force. Në një intervistë për “Shekullin”, deputeti Nasip Naço thekson se nuk ka ende asnjë kërkesë zyrtare nga tre deputetët demokratë për t’u larguar nga grupi parlamentar. Gjithashtu, deputeti Naço deklaron se ka dhënë dorëheqjen dhe nga detyra e nënkryetarit, ndërkohë që shprehet se edhe zëvendësimi i Ilirjan Muhos është tregues i panikut që ka kapur mazhorancën nga humbja përballë opozitës në zgjedhjet e 23 qershorit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara