Të dyshuarit si autorë të masakrës së Bostonit, vëllezër. Vritet 26 vjeçari, në kërkim 19 vjeçari

Postuar në 19 Prill, 2013 09:16

 

Autoret e dyshuar te masakres se Bostonit jane vellezer dhe mendohet se jane rus, nga Cecenia, e qe kane jetuar se paku 1 vit ne SHBA.

Pas nje shkembimi zjarri me forcat e policise ka mbetur i vrare nje nga të dyshuarit për masakrën e Bostonit, nderkohe qe tjetri eshte ne arrati e ne kerkim policor.

Sipas Daily Mail mesohet se terroristi, i etiketuar si i dyshuari 1 e me pas identifikuar si Tamerlan Tsarnaev, 26 vjec ka vdekur në spital, ndërkohë që një polic mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit në kampusin e të famshmit universitet MIT.

Ndërkohë policia ka paralajmëruar se i dyshuari i dytë është i armatosur dhe i rrezikshëm. Ai eshte identifikuar si shtetasi Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjec.

Vetem pak kohe para ketyre zhvillimeve policia dhe FBI bene publike fotot e te dyshuarve, duke zbardhur imazhe te tyre gjate maratones se Bostonit dhe tragjedise se ndodhur atje nga shperthimet. Ata ishin me canta shpine dhe e lane skenen e krimit pasi me pare kishin vrojtuar mire se cfare kishin shkaktuar.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.