Podesta manipulon qëndrimin e SHBA, zbut qëndrimet dhe censuron fjalitë

Postuar në 19 Prill, 2013 03:38

 

Kompania lobuese Podesta përfshihet në një skandal duke censuruar dhe manipuluar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën më të fundit politike në Shqipëri.

Në një e-mail për mediat ndërkombëtare, Podesta ka ndryshuar fjalinë e Jonathan Moore duke hequr kritikat me pikëpyetjet e forta për votimin në Kuvend për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Jonathan Moore, zyrtari amerikan që mbërriti me urgjencë në Tiranë pas tensionimit të klimës politike deklaroi se ne besojmë se ka një argument të fortë ligjor, që vë në pikëpyetje mënyrën se si ka votuar parlamenti për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së.

Sipas Moore, Shtetet e Bashkuara duan që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të funksionojë dhe nëse kjo nuk ndodh, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen më 23 Qershor.

“Do të shikojmë se si procesi do të vijojë. Jemi të shqetësuar nga ajo që kemi parë, niveli i lartë i tensioneve politike, ndërsa futemi drejt këtyre zgjedhjeve, sërish me pyetje edhe akuza në çështjen e ligjshmërisë”, tha Moore./TCH

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.